Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Sanitare në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
• Të dije të mirëmbajë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Institucionit;
• Të jetë konfidente;
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
• Te ketë mbi tre vite eksperiencë.
Detyrat kryesore që do të kryejë Sanitarja në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse :
• Të respektojë kodin etik në lidhje me komunikimin, orarin zyrtar të punës dhe mbajtjen e uniformës gjatë orarit të punës;
• Mbajtjen e higjenës sanitare në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit;
• Të kujdeset për ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të ndodhur në ambjetet për të cilat është e ngarkuar të sigurojë higjenën dhe mirëmbajtjen e tij;
• Mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe bimësisë (luleve) të instuticionit;
• Menaxhimin efikas të detergjentëve që përdoren për mirëmbajtje të higjenës sanitare të institucionit, energjisë elektrike dhe (ujit);
• Të raportojë tek eprori direkt për çdo problematikë apo mungesë materialesh higjeno-sanitare që pengojnë në realizimin e detyrave të përditshme;
• Të dorëzoje në recepsionin e institucionit çdo send, dokument apo objekte që gjen gjatë procesit të punës;
• Të asistojnë, në prezencë të përgjegjësit materialet për magazinë, në shkarkimin, sistemimin dhe pastrimin e mallrave që ndodhen në magazinën e institucionit;
• Mirëmbajtjen dhe pastrimin e të gjitha pajisjeve të pastrimit;
• Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga punonjësit apo eprori.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Curriculum Vitae;
• Çertifikata e gjendjes familjare;
• Diploma e shkollës së lartë, lista e notave,në rast se ka;
• Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
• Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
• Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
• Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
• Librezë pune;
• Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• 3 foto dokumentash;
• Dëshmi penaliteti;
• Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .