Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë profili Agromjedis dhe Ekologji;
• Të ketë njohuri bazë mbi legjislacionin në fuqi;
• Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
• Te ketë mbi tre vite eksperiencë.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit:
• Përgjegjësinë mbi monitorimin e përmbushjes së detyrimeve nga shoqëritë;
• Merr pjesë në hartimin e Certifikatës Vjetore të Monitorimit për secilën kontratë të cilën ka në ngarkim, pas monitorimit të kryer në terren;
• Studimi i kontratave për të cilat është përgjegjës (të caktuar nga Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit) dhe hartimi i inventarit tip për secilën kontratë;
• Perditeson të dhënat për çdo dosje që ka në ngarkim dhe hartimi i inventarit të dosjes;
• Bashkëpunon me Specialistin Ing.Topograf të Sektorit në hartimin e relacionit topografik të monitorimit në terren të impiantit i cili përmban kuotat dhe koordinatat e cdo nënvepre të impiantit;
• Bashkëpunon me Specialist Juristin të caktuar, për hartimin e shkresave “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” dhe për hartimin e raporteve 3 mujorë tekniko – ligjor të monitorimit apo në trajtimin e problematikave të caktuara që mund ti delegohen nga Shefi i Sektorit për trajtim;
• Merr pjesë në planet mujore dhe vjetore duke evidentuar me shkrim problematikat;
• Në bashkëpunim me specialist Juristin dhe inxhinierin Elektrik, përgatit kërkesat për shoqëritë në lidhje me “dokumetacionin e nevojshëm tekniko – ligjor” në bazë të detyrimeve kontraktuale dhe ligjeve në fuqi;
• Shprehet lidhur me dokumentacionin teknik të shoqërisë duke iu referuar ligjeve dhe rregullave në fuqi;
• Merr në ngarkim trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespondencave me institucionet e tjera , shoqëritë apo komunitetin , që i caktohen nga Shefi i Sektorit;
• Kontrollon nëse shoqëria është brenda afateve të përcaktuara në kontratë dhe Lejes së Ndërtimit për fazën në të cilën konstatohet në terren;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Curriculum Vitae;
• Çertifikata e gjendjes familjare;
• Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
• Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
• Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
• Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
• Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
• Librezë pune;
• Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• 3 foto dokumentash;
• Dëshmi penaliteti;
• Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .