Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr. 458, datë 16.05.2018, “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me afat të Përcaktuar, të AKBN ”, njoftojmë se AKBN shpall vend me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Një (1) pozicion: Specialist me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin Bilancit Energjetik, në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme.
Kriteret:
a. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Ekonomik;
b. Të ketë njohuri për bilancin;
c. Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune;
d. Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office: Word, Excel, Power Point;
e. Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
f. Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialist me kontratë në Sektorin Bilancit Energjetik në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme:
a. Mbledh dhe përpunon të dhënat me karakter energjetik të konsumit në Sektorët dhe nën Sektorët e Ekonomisë të banesave dhe të shërbimit;
b. Mbledh dhe përpunon të dhënat në pjesën e furnizimit me burimet energjetike për Sektorët e Banesave dhe Shërbimeve;
c. Merr pjesë në përmirësimin e bazës së të dhënave dhe programeve përkatëse për përpunimin e të dhënave në përputhje të plotë me Institucionet Ndërkombëtare të Statistikave të Energjisë;
d. Merr pjesë në pasqyrimin e të dhënave të grumbulluara, të përpunuara në funksion të hartimit të Bilancit Energjetik Kombëtar Vjetor;
e. Siguron treguesit dhe paraqet tendencat e këtyre Sektorëve nga pikëpamja energjetike për Sektorët e Banesave dhe Shërbimeve;
f. Përkthen pyetësorët e EUROSTAT-it me të dhënat mujore për prodhimin, importin dhe eksportin për energjinë si dhe materiale në funksion të mbarëvajtjes së punës së Drejtorisë;
g. Kontribuon në hartimin e ligjeve, akteve ligjore dhe rregullatorë në fushën e energjisë;
j. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a. Curriculum Vitae;
b. Çertifikata e gjendjes familjare;
c. Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (njësuar me origjinalin);
d. Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
e. Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
f. Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
g. Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
j. Librezë pune;
k. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
l. 3 foto dokumentesh;
m. Dëshmi penaliteti;
n. Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë-Protokollit.