Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr.458, datë 16.05.2018, “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me afat të Përcaktuar, të AKBN ”, njoftojmë se AKBN shpall vend me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni :
Një (1) pozicion: Teknik Mirëmbajtës me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
a. Të ketë arsim të mesëm;
b. Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e ambienteve dhe aseteve, riparojnë defektet dhe rivendosin në funksionim pajisjet;
c. Eksperienca përbën avantazh;
d. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Teknik mirëmbajtës me kontratë në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse:
a. Përkujdeset për mirëmbajtjen e ambienteve dhe aseteve të AKBN-së;
b. Riparon defektet dhe rivendos në funksionim pajisjet pronë të AKBN-së;
c. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a. Curriculum Vitae;
b. Certifikata e gjendjes familjare;
c. Diplomë e shkollës së mesme;
d. Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
e. Librezë pune;
f. Tre foto dokumentesh;
g. Dëshmi penaliteti;
j. Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë-Protokollit.