Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr.458, datë 16.05.2018, “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me afat të Përcaktuar, të AKBN ”, njoftojmë se AKBN shpall vend me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Një (1) pozicion: Shofer me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
a. Të ketë arsim të mesëm
b. Të ketë patentë të Klasit B
c. Eksperienca përbën avantazh
d. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Shoferi në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme:
a. Siguron transportin normal gjatë shërbimeve të ndryshme që realizojnë punonjësit e institucionit.
b. Mirëmban automjetet duke respektuar afatet e shërbimeve rutinë.
c. Mban në rregull dokumentacionin që pasqyron lëvizjet brenda dhe jashtë rrethit.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a. Curriculum Vitae;
b. Certifikata e gjendjes familjare;
c. Diplomë e shkollës së mesme;
d. Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
e. Librezë pune;
f. Tre foto dokumentash;
g. Dëshmi penaliteti;
j. Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë-Protokollit.