Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr.458, datë 16.05.2018, “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me afat të Përcaktuar, të AKBN ”, njoftojmë se AKBN shpall vend me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Një (1) pozicion: Specialist me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
a.Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Juridik;
b.Të ketë njohuri të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
c.Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
d.Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
e.Eksperienca përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Trajtimit të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
a.Përgatit projekt-programin vjetor të sjella nga Drejtorët e Drejtorive në AKBN;
b.Përgatit dokumentacionin përkatës për shërbimet;
c.Mbajtja e bazës së të dhënave për të gjitha shërbimet jashtë vendit;
d.Ndjekja dhe protokollimi i aktiviteteve që AKBN organizon me homologë vendas, të huaj, etj;
e.Ndjek korrespodencën me institucione homologe;
f.Kryerja e detyrave të ndryshme të caktuara nga Përgjegjësi i Sektorit;
g.Koordinon korrespodencën me Agjencitë homologe;
h.Bashkëpunon me Koordinatorin për të drejtën e Informimit për plotësimin e regjistrit online të kërkesave/ankesave dhe përgjigjeve;
j.Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a.Curriculum Vitae;
b.Çertifikata e gjendjes familjare;
c.Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
d.Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
e.Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
f.Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
g.Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
j.Librezë pune;
i.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k.3 foto dokumentash;
l.Dëshmi penaliteti;
m.Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .