Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr.458, datë 16.05.2018, “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me afat të Përcaktuar, të AKBN ”, njoftojmë se AKBN shpall vend me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Një (1) pozicion Specialist me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin Arkivë-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
a.Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Shkenca Shoqërore;
b.Të ketë njohuri për bilancin;
c.Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune;
d.Të ketë njohuri shumë të mira për programet bazë kompjuterike;
e.Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
f.Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialist me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin Arkivë-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse:
a.Zbaton me përpikmëri dispozitat ligjore për arkivat dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”dhe Rregulloren për arkivën teknike dhe administrative të AKBN-së;
b.Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe vendos dhe sistemon në to gjithë dokumentacionin e vitit;
c.Respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror;
d.Bën ruajtjen, administrimin si dhe përpunimin teknik të dokumentacionit zyrtar në dosje, duke emëruar kapakun si dhe numrin e fletëve të brendshme të dosjes;
e.Organizon punën për sistemimin e dokumentacionit;
f.Bën nxjerrjen e të dhënave dhe kryen kopjimin e tyre në përputhje me kërkesat e kontraktorëve dhe në zbatim të kërkesës zyrtare bën kopjimin, dhënien dhe marrjen e materialeve arkivore;
g.Kryen detyra specifike të ngarkuara nga Shefi i Sektorit që lidhen me natyrën e materialit fondor të njësisë që mbulon;
h.Merr pjesë në punime të sektorit për kalimin e materialeve fondore në forma të tjera ruajtjeje dhe arkivimi duke shfrytëzuar teknologji të reja kompjuterike;
j.Merr në dorëzim dokumentet hyrëse dhe dalëse të AKBN-së, në mungesë të Specialistit të Parë;
k.Përgjigjet për administrimin e dokumenteve tekniko-administrative që janë regjistruar pranë tyre;
l.Merr në dorëzim dhe administron dokumentet hyrëse nga arkivat teknike pranë AKBN-së.Pranon, evidenton, regjistron, shpërndan dhe nis në kohë të gjithë korrespodencën që hyn dhe del në AKBN;
m.Evidenton të gjithë informacionin hyrës në AKBN, duke e bërë këtë informacion sa më të përdorshëm dhe efikas në punën e punonjësve;
n.Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe vendos dhe sistemon në to gjithë dokumentacionin e vitit;
o.Respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror;
q.Merr pjesë në punime të Sektorit për kalimin e materialeve fondore në forma të tjera ruajtjeje dhe arkivimi, duke shfrytëzuar teknologji të reja kompjuterike në fushën e hardware-it dhe software-it,si dhe për kopjimin e rifreskimin e tyre në media bashkëkohore të ruajtjes së informacionit;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a.Curriculum Vitae;
b.Çertifikata e gjendjes familjare;
c.Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (njësuar me origjinalin);
d.Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
e.Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
f.Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
g.Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
j.Librezë pune;
k.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
l.3 foto dokumentash;
m.Dëshmi penaliteti;
n.Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .