Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant– Shef Sektori në Sektorin e IT-së dhe Digjitalizimit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
a.Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Informatikë/Informatikë Ekonomike, etj.;
b.Të ketë eksperiencë pune mbi tre vite;
c.Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën, sistemet e operimit, active directory, etj.;
d.Njohuri bazë në mirëmbajten e një websit;
e.Njohuri bazë mbi backup;
f.Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
g.Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në IT-së dhe Digjitalizimit;
a.Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
b.Raporton lidhur me planet dhe realizimiet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
c.Bashkërendon dhe bashkëpunon dhe me Sektorët e tjerë të Drejtorisë;
d.Ndjek zbatimin e të gjithë programeve të punës së sektorit;
e.Bën analizën periodike e vjetore të punës së sektorit të IT ;
f.Përgjigjet për realizimin në afat të detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori Ekzekutiv si dhe bashkërendon punën me Sektorët e tjerë brenda Drejtorisë dhe me drejtoritë e tjera të AKBN në zbatim të këtyre detyrave;
g.Drejton zhvillimin, implementimin dhe administrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit;
h.Drejton dhe menaxhon të gjitha projektet e digjitalizimit në AKBN;
i.Përcakton proçedurat operative të rrjetit;
j.Propozon kriteret teknike të pajisjeve elektronike të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit në AKBN;
k.Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të AKBN-së.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
a.Curriculum Vitae;
b.Çertifikata e gjendjes familjare;
c.Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
d.Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
e.Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
f.Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
g.Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
h.Librezë pune;
i.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j.3 foto dokumentash;
k.Dëshmi penaliteti;
l.Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .