Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Specialist i parë në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
-Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Minerare
-Të ketë Master Pasuniversitar
-Të jetë i specializuar në GIS
-Të ketë ekzperiencë punë, jo më pak se dhjetë vjet
-Të ketë njohuri për të punuar me programet kompjuterike (preferohen programet inxhinierike)
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, apo gjuhë tjetër
-Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
-Curriculum Vitae (CV)
-Fotokopje të librezës së punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.