Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallen 2 (dy) vende vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Sektorin e Statistikës, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera, në degët gjeologji xeherore.
- Të jetë autor ose bashkëautor në studime dhe në projekte të ndryshme, të ketë punuar si gjeolog mineral ose në shërbimin gjeologjik, kryesisht për mineralet metalore;
- Të njohë programet bazë kompjuterike të office (Word, Excel, Autocad) si dhe softet e raportimit online për subjektet minerare;
- Të njohë mirë gjuhën angleze
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vite pune.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
- Raporti Mjeko-Ligjor
- Dëshmi Penaliteti
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës dhe Protokollit.