• Konsulton, propozon dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse të Qeverisë, për hartimin e politikave të saj në fushën minerare;
• Zbaton politikat e Qeverisë në fushën minerare;
• Siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën qeveritare për studimet dhe projektet në fushën minerare dhe postminerare;
• Promovon burimet minerare dhe ndjek programet e hartura për zhvillimin e tyre;
• Mbikqyr veprimtarinë minerare, shqyrton planin vjetor të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për çdo leje minerare dhe raporton për gjendjen aktuale;
• Realizon monitorimin minerar dhe postminerar të minierave të mbyllura dhe në regjim konservimi;
• Ndërton dhe miraton hartat e zonave të rrezikut minerar, si dhe realizon monitorimin e tyre. Vlerëson shkallën e rrezikut minerar, efektet negative të mundshme, si dhe propozon masat që duhet të merren për parandalimin e këtij rreziku;
• Shqyrton dhe vlerëson plotësimin e kushteve të dhënies së lejes së shfrytëzimit dhe dokumenteve vërtetuese për kërkesat për zonat e hapura dhe ato përmes procesit të konkurimit;
• Administron ekskluzivisht të gjitha të dhënat parësore që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare.