Search Results

Njoftim për subjektet minerare

30, 01, 2018

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), njofton të gjithë subjektet e pajisur me leje minerare se, sot me datë 30.01.2018, ora 24.00 skadon afati për:   – Raportimin Vjetor për periudhën 01.01.2017 deri 31.12.2017, raportim i cili bëhet mbi bazën e Urdhërit të Ministrit Nr. 201 dhe 202, datë 20.06.2016   Për mosrespektimin e këtij afati, do të aplikohet masë administrative bazuar në ligjin Minerar Nr. 10304, date 15.7.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.  

Lexo më shumë >

Hartim, dhënie studimi për projekt minerar

25, 01, 2018

KARTELË INFORMATIVE AL042061 1. Emri i shërbimit Hartim dhe dhënie studimi për projekt minerar 2. Cili është qëllimi i shërbimit? Marrja e informacionit për vendburimet, që shpallen si zona minerare, për licencim. 3. Çfarë ofron ky shërbim? Ky shërbim i mundëson qytetarit hartimin e kapitullit të domosdoshëm të projektit mbi gjeologjinë e vendburimit që do të shfrytëzohet. 4. A jam përfitues? Biznese 5. Çfarë dokumentesh duhen për aplikim? Nr Lloji Dokumenti lëshohet nga: Dorëzohet në sportel nga aplikanti? 1 Kërkesë Aplikanti Po 2 Njoftimin e fituesit të tenderit për zonën minerare Aplikanti Po 3 Mandat pagesa Banka Po 6. Ku...

Lexo më shumë >

Monitorimi i HEC-eve

25, 01, 2018

Monitorimi i HEC-eve Drejtoria e Monitorimit të Hidroçentraleve në AKBN kryen monitorimin e kontratave konçesionare dhe jo konçesionare. Monitorimi konsiston në : Monitorimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe ligjore të shoqërive koncesionare dhe jo koncesionare (sipas VKM- së Nr.822 , e vitit 2015) Mban një bazë të dhënash të të gjithë të dhënave teknike të kontratave jo/koncesionare Kryen monitorimin në terren sipas planit të monitorimit të Hec-ve Përgatit raportin e monitorimit në lidhje me zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe ligjore të Shoqërive Investitore Raporton për Autoritetin Kontraktor (MIE) lidhur me ecurinë e përmbushjes së detyrimeve, duke bërë edhe propozimet...

Lexo më shumë >

Sigurimi i oponencës teknike shtetërore në fushën e hidroenergjisë

25, 01, 2018

Sigurimi i oponencës teknike shtetërore në fushën e hidroenergjisë Në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore përkatëse, Sektori i Proçedurave, verifikimit dhe trajtimit të ankesave zbaton politikat e qeverisë në fushën e hidroenergjisë, siguron oponencën teknike shtetërore, si dhe ndjek zbatimin e  proçedurave ligjore në këtë fushë duke ofruar shërbimet si më poshtë: Shqyrtimi dhe verifikimet e shprehjeve të interesit për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve hidroenergjetike të pasurisë ujore. Të gjitha praktikat e ardhura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), pasi protokollohen nga drejtoria e administratës, shqyrtohen dhe verifikohen në sistemin e të dhënave të drejtorisë  së Monitorimit...

Lexo më shumë >

PROGRAMI I TRANSPARENCËS SË AKBN-SË

27, 04, 2017

LIDHJA NR. 1 PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE HYRJE Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore (AKBN) ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKBN do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2...

Lexo më shumë >

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2017-2018

27, 04, 2017

Nr.  Data e regjistrimit të kërkesës Objekti                                                                                                                                         Data e kthimit të përgjigjes Statusi i   kërkesës Tarifa   01 23.01.2017  Kërkesë për vënie në dispozicion të një kopje të Marrëveshjes Hidrokarbure që Albpetrol sh.a ka lidhur me kompanitë që operojnë në vendburimet Gorisht-Kocul dhe Patos-Marinzë 08.02.2017 Përfunduar     Nuk ka 02 02.02.2017 Informacion...

Lexo më shumë >

AKBN vendos ankimimin e vendimit të ekspertëve ndërkombëtarë për çështjen “Bankers”

21, 10, 2016

Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, pas një konsultimi të gjatë me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokaturën e Shtetit vendosi që të ankimojë  vendimin e  ekspertëve  ndërkombëtarë në Gjykatën e Arbitrazhit lidhur me çështjen “Bankers”. AKBN beson se kjo çështje me një sensibilitet të lartë publik, ka patur vëmendjen e të gjithë aktorëve në këtë proces dhe si e tillë, do të ketë një gjykim të drejtë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi jemi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë  që t’i  japë të drejtë shtetit...

Lexo më shumë >

Beteja me koncesionet e naftës, 500 mln USD të pajustifikuara

16, 09, 2015

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pretendon se vetëm për vitin 2011-të, kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë naftën shqiptare, kanë raportuar shpenzime të pajustifikuara sa 4 % e Prodhimit Kombëtar.

Lexo më shumë >