Shqipëria është një vend i pasur me burime të mineraleve të ndryshme. Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Tradicionalisht, mbas vitit 1944, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme.
Zhvillimi i industrisë minerare ka kaluar në 3 faza:
Faza e parë, përfshin periudhën e paraçlirimit, deri në vitin 1945. Kjo fazë lidhet me dy ngjarje të rëndësishme për industrinë minerare. Në vitin 1922, u përpilua Harta Gjeologjike e Shqipërisë, e para e këtij lloji në Ballkan. Në vitin 1929, u hartua dhe miratua Ligji Minerar i Mbretërisë Shqiptare, i pari në Shqipëri, mbi bazën e të cilit filloi puna për zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve.
Faza e dytë përfshin periudhën e mbasçlirimit deri në vitin 1994, vit në të cilin u miratua “Ligji minerar i Shqipërisë”, me asistencën e Bankës Botërore. Në këtë fazë 1945-1994, aktiviteti minerar ishte i centralizuar, në dorën e shtetit totalitar dhe organizimi ishte në formën e ndërmarrjeve shtetërore.
Faza e tretë, përfshin periudhën mbas vitit 1944 deri në ditët e sotme. Në këtë fazë minierat u privatizuan totalisht dhe aktualisht nuk ka asnjë minierë në aktivitet, ku të jetë pronar shteti.
Licencimi: Procesi i licencimit, dhënies së lejeve minerare ka filluar në fillim të fazës së tretë, në vitin 1995. Deri më 01.01.2012 janë dhënë gjithsej rreth 711 leje minerare. Nga këto, leje shfrytëzimi janë dhënë 622. Numri i lejeve të shfrytëzimit për disa minerale kryesore është si më poshtë: