Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si partnere e projektit Blue Deal organizoi takimin “një mbështetje për promovimin e energjisë Blu në zonën bregdetare në Shqipëri” në qytetin e Gjirokastrës, me perfaqësuesit e kësaj Bashkie si dhe me grupet e interesit në fushën e energjisë. Projekti Blue DEAL zhvillohet nën programin INTERREG MED.
Objektivi i takimit ishte demonstrimi i projektit BLUE DEAL si mbështetje për planifikimin rajonal të bregdetit, energjisë me karbon të ulët, në mënyrë që të krijojë një mjedis të favorshëm për investimet e Energjisë Blu dhe promovimin e zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, duke rritur potencialet dhe transferueshmërinë të burimeve blu të energjisë si mundësi premtuese për të rritur ripërtëritjen dhe pavarësinë e burimeve të energjisë.