Në kuadër të promovimit të projektit “ GAMES”, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore zhvilloi një takim në shkollën “Qazim Pali” Bashkia Himarë. Takimi kishte si temë “Strategjia e mbrojtjes së mjedisit duke përdorur masat e përdorimit eficente të energjisë”
Objektivi i takimit ishte, promovimi eficencës së energjisë në zonat bregdetare si dhe vlerësimi gjithëpërfshirës të hendekut ekologjik për sistemin e zonave të mbrojtura si një nevojë për krijimin e një mjedisi të pastër në zonat e mbrojtura detare.
Takimi u organizua nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore e cila është partnere e projektit GAMES.