Projekti “Pro-Energy”, AKBN organizon trajnimin me temë :”Promovimi i Eficencës së Energjisë në ndërtesat publike”
Në kuadrin e projektit “Pro-Energy”, i cili ka karakter studimor dhe ka për qëllim të promovojë integrimin e efiçencës së energjisë në objektet publike, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore organizoi në datën 18 Mars 2022 trajnim me temë: “ Promovimi i Eficencës së Energjisë në ndërtesat publike.
Qëllimi i këtij takimit ishte përgatitja e modeleve të qëndrueshme të menaxhimit të energjisë për autoritetet vendore dhe qëndrore, zhvillimi i planeve të veprimit të eficencës së energjisë, nxitja dhe zbatimi i veprimeve të kursimit të energjisë, ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe operatorëve ekonomik lokal për efikasitetin e energjisë, të rrisë investimet private dhe publike, si dhe te nxisë praktikat e mira dhe konkurrencën në sektorin e energjisë.