Projekti Alternergy (Energjia e rinovueshme për komunitetet e vogla të Adriatikut) ka për qëllim promovimin e eficençes së energjisë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme në të gjithë zonën e Adriatikut. Ky është projekti i parë strategjik i financuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit IPA-Adriatik 2007-2013, me një buxhet prej 12.5 milionë euro; ai ka nisur në shtator të vitit 2011 dhe do të zgjasë deri në gusht të vitit 2015 (4 vjet). Nisma mbështetet nga një partneritet prej 18 organizatash, rajone, ministri dhe agjenci të energjisë, që i përkasin të gjitha vendeve të zonës së Adriatikut: Itali, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Serbi dhe Slloveni.
Për informacion më te gjërë mund të vizitoni linkun
www.alter-energy.eu