AKBN përfundon me sukses edhe një projekt Ndërkufitar INTERREG IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020, projektin TARGET në rikonstruksionin e shkollës “Koto Hoxhi”, Bashkia Gjirokastër.
Projektit TARGET “ Use of IoT-enabled and Smart Grid-ready Building Management Systems for Efficient Energy Saving in Public Buildings ”, i zhvilluar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ishte partnere e këtij projekti, ku në detyrën e tij ishte rikonstruksioni i godinës së Shkollës “Koto Hoxhi”, Bashkia Gjirokastër.
Projekti implementoi teknologji mjedisore për shfrytëzimin dhe ruatjen e energjisë në godinën e kësaj shkolle e cila është me intereres social për komunitetet e zonës.