Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) morën pjesë në një trajnim të rëndësishëm në “Eni Corporate University”, në Milano. Fokus i këtij trajnimi ishte rritja e aftësive profesionale në proceset e negocimit të marrëveshjeve.
AKBN i jep një rëndësi të veçantë dhe mbështet vazhdimisht rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe krijon mundësi për zhvillimin e punonjësve.
Këto trajnime janë pjesë e bashkëpunimit të frytshëm mes AKBN-së dhe Eni Albania B.V., duke siguruar që stafi të jetë i përgatitur dhe i pajisur me aftësitë e nevojshme për sukses.