Drejtoria Minerare përmbylli raportin e mbikqyrjes së gjashtëmujorit të parë periudha Janar- Korrik 2017.
Nr.5926 Prot, Datë 31.07.2017 vendimin e Këshillit Teknik të AKBN Nr.575 datë 26.07.2017
me temë “Mbikqyrja e Shfrytëzimit të Rezervave Minerare nga Subjektet Private”, ku janë detajuar:
-respektimi i realizimit të projektit
-respektimi i operacioneve të punës
-raport i lëvizjes së rezervave
-kryerjen e operacioneve të punës në përputhje me respektimin e normave të mjedisit
Në mbledhjen e Këshillit Teknik u vendos marrja e masave administrative për propozim Ministrit.
Subjekte private aktive janë 630 leje minerare, nga të cilat 312 leje janë në grupin e mineraleve metalore. Janë 13 leje bakër, 258 leje kromi, 6 leje sterile kromi, 30 leje hekur-nikel dhe nikel- silikat, 1 leje boksite, 1 leje magnez, 1 leje skorje Fe-Cr dhe nikel- sulfur & krom 1 leje minerare.
Sektori Metalor: Janë 19 subjekte që janë propozuar për Revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës. .
Sektori Metalor: Janë 18 subjekte propozuar për Pezullimin e Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar per miratimin e projekt programit.
Sektori Metalor: Masë Administrative për 22 subjekte se nuk kanë sjellë fare projekt program vjetor. Masa e ushtruar 250000 lekë të reja për subjekt.
Prodhimi i Kromit për 6- mujorin e parë është 350228.7 ton.
Në Sektorin Minerar Metalor janë punësuar 4242 persona me sigurim jete 3269 persona.
Rente Minerare e paguar per 6-mujorin e pare nga sektori metalor 304958984 lekë dhe 1212362 USD.
Në sektorin Jometalor është bërë kryermatja faktike dhe dixhitalizimi i të gjitha karrierave në Republikën e Shqipërisë.
Janë propozuar per revokim 51 subjekte minerare që nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit Janë dërguar për pezullim 16 subjekte minerare .
Subjekte te njoftuara per planin e mbylljes dhe rehabilitimit 12 subjekte
– Numri i fuqisë punëtore në sektorin jometalor është: 1478 punëtorë
– Prodhimi në total per 6-mujorin e I-rë, 2017 është: 2320755 m3
– Të ardhurat nga shitja është: 1953492556 lekë
– Renta minerare e paguar: 146214794 lekë
Për 42 subjekte është kryer akt-verifikim dhe oponenca e projekteve të reja si dhe shtyrje afati.