MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
15. | 01.11.2024 | 1. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2018 pranë AKBN-së.
2. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2019 pranë AKBN-së. 3. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2020 pranë AKBN-së. 4. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2021 pranë AKBN-së. 5. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2022 pranë AKBN-së. 6. Raportet e dorëzuara nga kompania “Shell Albania” për vitin 2023 pranë AKBN-së. 7. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2018 pranë AKBN-së. 8. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2019 pranë AKBN-së. 9. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2020 pranë AKBN-së. 10. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2021 pranë AKBN-së. 11. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2022 pranë AKBN-së. 12. Raportet e dorëzuara nga kompania “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” për vitin 2023 pranë AKBN-së. 13. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2018 pranë AKBN-së. 14. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2019 pranë AKBN-së. 15. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2020 pranë AKBN-së. 16. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2021 pranë AKBN-së. 17. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2022 pranë AKBN-së. 18. Raportet e dorëzuara nga kompania “ALBPETROL SHA” për vitin 2023 pranë AKBN-së.
|
14.11.2024 | Në vijim të email-it lidhur me kërkesën tuaj për marrjen e raporteve të hartuara prej “Shell Upstream Albania”, “Bankers Petroleum” dhe “Albpetrol” për periudhën 2018-2023, sqarojmë se:
– Për shkak të Neneve të Konfidencialitetit që parashikojnë Marrëveshjet Hidrokarbure, e kemi të pamundur dhënien e dokumentacionit të kërkuar pasi këto janë dokumenta të prodhuara prej Kompanive përkatëse. – Mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë Kompanive në fjalë për marrjen e informacionit/dokumentacionit të kërkuar. – Gjithashtu, mund të drejtoheni edhe pranë autoriteteve përkatëse mjedisore të cilat janë përgjegjëse për këto lloj raportesh apo raportimesh prej Kompanive sipas legjislacionit mjedisor në fuqi si dhe lejeve mjedisore që disponojnë. |
E plotë | Nuk ka |
16. | 02.12.2024 | 1. Sa është numri i kompanive minerare që ushtrojnë aktivitetin në sektorin minerar në Shqipëri? Cilat janë këto kompani?
2. A ka kompani minerare në Shqipëri që ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa licence? Nëse po, ju lutem specifikojeni rastet që keni zbuluar? Mund të na vini në dispozicion dokumentacion për këtë? 3. Cilat janë kompanitë minerare që keni monitoruar gjatë vitit 2020, 2021, 2022, 2023, 2024 dhe çfarë shkeljesh keni gjetur? Ju lutem na dërgoni raportet! 4. Cilat janë kompanitë minerare që nuk zbatojnë rregullin për ripyllëzimin e pjesëve të dëmtuara? Për cilat miniera bëhet fjalë, sipas zonave dhe emrave përkatës? 5. A keni mungesa në staf për Specialist në Sektorin e Monitorimit Minerar që monitorojnë në terren aktivitetit e kompanive minerare?
|
16.12.2024 | E plotë | Nuk ka | |
17. | 04.12.2024 | Nëse se fundmi ka patur apo nëse po diskutohen incentiva të reja sa i përket sektorit minerar. Në dijeninë tonë është në diskutim edhe Projekt-ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Nëse ka diçka tjetër, lutem të na asistoni me informacion apo materiale që mund të na vijnë në ndihmë për identifikimin e këtyre incentivave.
|
05.12.2024 | Në vijimësi të e-mailit tuaj dërguar më datë 04.12.2024 për marrje informacioni, na lejoni t’ju bëjmë me dije se ende jemi në fazën e diskutimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës të draftit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.10304 datë 15.07.2010 ‘Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë’ (i ndryshuar). | E plotë | Nuk ka |
18. | 04.12.2024 | Në kuadër të një kërkimi që ka të bëjë me minierat e mbyllura në Shqipëri, kërkojmë të na vini në dispozicion një raport si në viji: Raport i mbylljes së minierës së bakrit Golaj, viti 1993. Raporti mbahet në arkivin e AKBN-së. Kërkojmë të na vini në dispozicion edhe akte të tjera që kanë lidhje me mbylljen, si Plani i Konservimit të Minierës. | 17.12.2024 | Lidhur me kërkesën tuaj për vënien në dispozicion të Raportit të Mbylljes së Minierës së Bakrit “Golaj” në vitin 1993 ju sqarojmë se:
Në Arkivën Teknike të AKBN-së ndodhet studimi me temë “Studimi tekniko-ekonomik dhe projekti i mbylljes së minierës së bakrit Golaj, Has” me nr. inventari 304, gusht 1996, studimi i kryer nga ITNP (Instituti i Teknologjisë Nxjerrëse dhe Përpunuese).
Materiali përbëhet nga 56 fletë material teorik në formatin A4 si dhe 3 planimetri horizontal material grafik në shkallë 1:500.
Ju bëjmë me dije se sipas Urdhrit të Ministrit nr. 250 datë 31.12.2013 “Për miratimin e tarifave në sektorin minerar” dhe Urdhrit të Ministrit nr. 43 datë 28.01.2014 “Për miratimin e disa shtesave dhe ndyshimeve të tarifave në sektorin minerar”, çdo dokument teknik ne mund ta vëmë në dispozicion kundrejt pagesës së tarifave respektive të përcaktuara në urdhrat e sipërcituara.
|
E plotë | Nuk ka |
19. | 09.12.2024 | 09.01.2025 | E plotë | Nuk ka | ||
20. | 20.12.2024 | Kërkoj informacion në lidhje me guroret dhe minierat në Shqipëri, duke përfshirë detajet e mëposhtme:
· Koordinatat gjeografike të minierave/guroreve aktive, mundësisht në gjerësi dhe gjatësi · Statusi aktual i funksionimit të minierave dhe guroreve (p.sh., aktive, të mbyllura, etj.) · Types of raw materials or minerals that are extracted · Emri i operatorit minerar ose i kompanisë · Informacion në lidhje me vlefshmërinë dhe datat e skadencës së lejeve minerare
|
09.01.2025 | Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëj me dije se materiali që kërkoni gjendet në linkun si më poshtë:
https://gis.akbn.gov.al/portal/apps/webappviewer/index.html?id=21a1f4bc1ce14c33b7c96460e7a87a30
|
E plotë | Nuk ka |