MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
1. | 28.12.2023 | Dhënia e hartës të ndarë në zona kadastrale në lejen minerare të kompanisë Selenica Bituminous Gravel, në Bezhan – Milec, në bashkinë Kolonjë, sipërfaqja e cila do të shfrytëzohet është 30.64ha.
|
16.01.2024 | Të gjitha llojet e lejeve minerare të përcaktuara të ligjit minerar pasqyrohen në bazën topografike sipas sistemit Gauss- Kryger. Në praktikën tonë nuk aplikohet sistemi kadastral. | E plotë | Nuk ka |
2. | 19.01.2024 | Në kuadër të një studimi të, jam duke monitoruar performancën e dy kompanive kineze që shfrytëzojnë burimet natyrore në Shqipëri: Beralb (K12107002A) dhe Bankers Petroleum (K43128401L).
1. Sa është numri i punonjësve të secilës prej dy kompanive të sipërcituara? 2.Sa është volumi i produkteve të nxjerra nga këto dy kompani gjatë vitit 2023? 3. Sa është vlera e rentës minerare që këto dy kompani kanë paguar gjatë vitit 2023? 4. Kur përfundojnë kontratat e shfrytëzimit për të dy këto raste?
|
06.02.2024 | Pergjigje 06.02.2024 | E plotë | Nuk ka |
3. | 07.02.2024 | – Lista e plotë e kompanive të licencuara që ushtrojnë aktivitetin në fushën e guroreve në RSH.
– Sa kompani kanë kryer rehabilitimin e zonës në 10 vitet e fundit, sipas dispozitave ligjore. – Lista e plotë e kompanive që nuk e kanë kryer rehabilitimin e zonës. – Sa për këtyre zonave ku ushtrohet aktiviteti paraqitet nivel i madh i ndotjes së mjedisit. |
14.02.2024 | Kthim pergjigje 14.02.2024 | E plotë | Nuk ka |
4. | 08.02.2024 | Informacion mbi subjektin Gruppo Babasi sh.p.k. zoterues i lejes minerarenr. 1740 datë 10.02.0215: A është revokuar leja nga AKBN? Ky subject aktualisht a disponon leje apo jo?
|
12.02.2024 | Pas kërkesës së subjektit me shkresën nr.02/23-01 prot., datë 24.03.2023, hyrë në AKBN me nr. 1755 prot., datë 29.03.2023 për revokimin e lejes minerare nr.1740 datë 10.02.2015, nga ana jonë i është kthyer përgjigje nr.1755/1 prot., datë 19.05.2023 në të cilën citohet se subjekti duhet të paraqesë raportin përfundimtar të Mbylljes së objektit. Gjithashtu dhe MIE me shkresën nr.3112/1 prot., datë 25.03.2023 ka njoftuar subjektin për zbatimin e planit përfundimtar të mbylljes së aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit për sipërfaqen e prekur nga aktiviteti minerar. Subjekti “Gruppo Babasi” shpk, me shkresën e MIE nr.3112/2 prot., datë 05.07.2023 është njoftuar për fillimin e procedurës së revokimit të lejes minerare nr.1740 dhe është Revokuar me shkresën e MIE nr.3112/3 prot., datë 31.08.2023. Me shkresën e AKBN nr.1755/5 prot., datë 23.11.2023, subjektit i është dërguar përsëri njoftim që të bëjë rehabilitimin e mjedisit dhe të sjellë planin e mbylljes përfundimtare të objektit. | E plotë | Nuk ka |
5. | 19.02.2024 | A ka leje mjedisore subjekti, për nxjerrjen e gëlqerorit të mermerizuar në Rasek, nga nënkontraktori “NGA GROUP“ shpk? Kur është pajisur me këtë leje dhe si i keni adresuar shqetësimet e banorëve?
– Ju lutem më vini në dispozicion koordinatat e subjektit “Gruppo Babasi”sh.p.k zotërues i lejes minerare nr.1740, datë 10.02.2015, objekti “Baks” qarku Shkodër.
|
27.02.2024 | Pergjigje 27.02.2024 | E plotë | Nuk ka |
6. | 28.03.2024 | Procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për importin e naftës bruto dhe të rafinuar që do të përdoret për operacionet e brendshme të një shoqërie, duke përfshirë kërkesat për licenca, autorizime ose çdo miratim tjetër të veçantë. Kufizime apo kuota specifike që aplikohen për importet e tilla, të ndryshme nga ato të përdorura për qëllime tregtie. Ndikimi i këtyre importeve në legjislacionin mjedisor dhe sigurinë operacionale, veçanërisht nëse ka kritere ose standarde të veçanta që duhet të përmbushen. |
03.04.2024 | Përsa i përket kërkesës suaj mbi informacionin, ju bëjmë me dije se AKBN (më saktë Drejtoria e Procedurave Hidrokarbure) nuk është institucioni që jep licencën për importin e naftës, kufizime apo kuota specifike që aplikohen për importet e tilla, të ndryshme nga ato të përdorura për qëllime tregëtie etj.
Puna që kryejmë konstaton në përjashtimin nga detyrime doganore dhe tvsh-ja në import për materialet ose pajisjet që përdoren nga kontraktorë ose nënkotraktorët e tyre vetëm për operacionet hidrokarbure, duke ju referuar UDHËZIMIT TË PËRBASHKËT Nr.17 më datë 12.06.2015. Si e tillë trajtohet edhe lënda “diesel” e cila përdoret për sondat e shpimit për operacionet hidrokarbure. Kjo përfitohet nga kontraktorët të cilët lidhin marrëveshje hidrokarbure me Shtetin Shqiptar ose nënkontraktorët që lidhin kontrata midis tyre.
|
E plotë | Nuk ka |