MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
1. | 21.01.2025 | 1-Prokuroria e Durrësit, më datë 01.11.2024, njoftoi publikisht se i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), që të vendosë në dispozicion laboratorët dhe ekspertët për kryerjen e analizave mbi përbërësit e mbetjeve të dyshuara si toksike në 102 kontenierë të cilët aktualisht ndodhen në Porto Romano. Fillimisht, a keni në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e këtyre analizave?
2-Nëse i keni marrë kampionet nga kontenierët e sekuestruar, a ka përfunduar analizimi i tyre dhe nëse po, në çfarë përfundimi kanë arritur ekspertë? 3-Nëse janë mbetje të rrezikshme çfarë kanë sugjeruar ekspertët tuaj. A kemi kapacitet për asgjësimin e tyre? 4-Mbetjet aktualisht janë në një terren të hapur. A ka rrezik kontaminimi të tokës, ujërave apo të banorëve të zonave përreth nëse mbetjet cilësohen të rrezikshme?
|
31.01.2025 | Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në bazë të vendimit nr. 547 datë 09.08.2006, të Këshillit të Ministrave , “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar, ka si objekt të veprimtarisë zhvilliminmbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave të qeverisë dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.
Laboratori i institucionit tonë nuk ka realizuar asnjë analizë për të identifikuar, apo përcaktuar përbërjen e mundshme të mbetjeve të dyshuara toksike.
|
E plotë | Nuk ka |
2. | 27.01.2025 | 10.02.2025 | Kthim përgjigje datë 10.02.2025 | E Plotë | Nuk ka | |
3. | 09.02.2025 | 1 – Çfarë masash ka marrë AKBN për të minimizuar dëmet në mjedis që vijnë nga ndërtimi i hidrocentraleve?
2- A ka ndonjë raport të përmbledhur që tregon ndikimet mjedisore të hidrocentraleve të ndërtuara në vitet e fundit? 3 – A janë marrë masa për rehabilitimin e ambienteve natyrore të dëmtuara nga ndërtimi i hidrocentraleve? 4 – A ka pasur hidrocentrale që kanë vazhduar ndërtimin pa kryer një VNM të plotë? 5- Cilat janë masat që merr AKBN kur identifikohen hidrocentrale pa licencë ose që shkelin kushtet e licencës? |
27.02.2025 | Kthim përgjigje datë 27.02.2025 | E Plotë | Nuk ka |
4. | 12.02.2024 | Në cfarë faze është kontrata mes SHELL dhe qeverisë shqiptare tani?
A ka lajmëruar kompania SHELL pranë AKBN-së tërheqjen nga Shqipëria? Nesë po, cilat janë planet e qeverisë për Shpiragun?
|
27.02.2025 | Lidhur me kërkesën tuaj për informacion ju bëj me dije si më poshtë vijon:
– Në çfarë faze është kontrata mes SHELL dhe qeverisë shqiptare tani? Kontrata është në fazë vlerësimi. – A ka lajmëruar kompania SHELL pranë AKBN-së tërheqjen nga Shqipëria? Jo. – Nëse po, cilat janë planet e qeverisë për Shpiragun? Aktualisht operon kompania Shell. |
E Plotë | Nuk ka |
5. | 17.02.2025 |
|
24.02.2025 | E Plotë | Nuk ka | |
6. | 17.02.2025 | Në lidhje me dy gurore në fshatin Pastribë të Shkodrës është dhënën leja nga ky institucion. Kompania e cila ka marrë leje nga ju është në proces gjyqësor me banorët e atij fshati, për dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo kompani me dhënien e lejes ndaj jush.
– Përse nuk e keni revokuar lejen për këto 2 gurore, kur kjo kompani është në gjyq me këta banorë? – A keni verifikuar në terren dëmin që është shkaktuar në atë zonë? – Për shkak të kësaj leje janë sot ende pa ujë të pijshëm banorët e kësaj zone dhe pa kanal vaditës. -Sipas prokurorisë uji rezulton i papijshëm, ndërsa juve ju ka rezultuar në këtë rast i pijshëm. -Sipas hetimeve, kjo leje është dhënën pa miratimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. – Nuk është marrë firma e administratorit për VMN-në e thelluar. – Përse nuk e revokoni këtë leje? – Përse nuk keni verifikuar këtë leje më parë me inspektorët tuaj në terren, nëse do të sillte këtë problem të madh për këta banorë. – Prokuroria dhe ekspertët e prokurorisë kanë konstatuar që analizat e – Prokuroria, ekspertët e prokurorisë dhe drejtues të Ministrisë |
21.02.2025 | E Plotë | Nuk ka | |
7. | 26.02.2025 | 1. Kërkojmë informacion mbi studimin e zonave me formacion tokësor të rrezikshëm për shkak të paqëndrushmërisë tokësore, sipas zonave përkatëse në Republikën e Shqiprisë ?
2. Zonat e rrezikshme që nuk lejohet ndërtimi, për shkaqet nëntokësore? 3. Raportin për zonat me aktivitet sizmik të lartë dhe rrezik për ndërtimet mbi pesë kate?
|
10.03.2025 | Pyetja nr. 1
Kërkojmë zonat e rrezikshme të banimit për shkak të aktivitetit minerar? Përgjigje: Nuk ka zona të përcaktuara si zona të rrezikshme.Në momentin që subjekti mbron studimin tekniko-ekonomik dhe projektin e shfrytëzimit ku do të kryhet aktivitet minerar me ose pa përdorim të lëndëve plasëse, përcaktohet dhe distanca e sigurisë sipas rregulloreve përkatëse.
Pyetja nr. 2 Cilat janë pasojat në mjedis dhe ujërave nëntokësore? Përgjigje: Në ish minierat e kromit, qymyrit, hekur – nikelit ujërat që rrjedhin nga punimet ekzistuese nuk kanë ndikim në mjedis. Ujërat që rrjedhin nga nëntoka e ish minierave të bakrit kanë ambient acid, i cili ka ndikim në florën dhe faunën e përrenjve ku ato rrjedhin.
Pyetja nr. 3 Cilat janë zonat me radioaktivitet të lartë? Përgjigje: Nuk disponojmë informacion pasi nuk ka asnjë leje shfrytëzimi për mineralet radioaktive.
Pyetja nr. 4 A ka rezerva uraniumi në Republikën e Shqipërisë ? Përgjigje: Për këtë mineral nuk ka leje minerare shfrytëzimi. Për një informacion më të detajuar mbi këto rezerva mund ti drejtoheni Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
|
E Plotë | Nuk ka |
8. | 26.02.2025 | 1. Kërkojmë zonat e rrezikshme të banimit për shkak të aktivitetit minerarë ?
2. Cilat janë pasojat në mjedis dhe ujrave nëntoksorë ? 3. Cilat janë zonat me radioaktivitet të lartë? 4. A ka rezerva uraniumi në Republikën e Shqipërisë? |
10.03.2025 | Pyetja nr. 1:Kërkojmë informacion mbi studimin e zonave me formacion tokësor të rrezikshëm për shkak të paqëndrueshmërisë tokësore, sipas zonave përkatëse në Republikën e Shqipërisë?
Përgjigje:Nuk disponojmë informacion, pasi nuk është objekt i punës sonë. Pyetja nr. 2:Zonat e rrezikshme që nuk lejohet ndërtimi, për shkaqet nëntokësore? Përgjigje:Zonat e rrezikshme të cilat ndikohen nga aktiviteti minerar nëntokësor, janë të përcaktuara sipas VKM nr.380, datë 01.06.2022. Pyetja nr. 3:Raportin për zonat me aktivitet sizmik të lartë dhe rrezik për ndërtimet mbi pesë kate? Përgjigje:Nuk disponojmë informacion, pasi nuk është objekt i punës sonë.
|
E Plotë | Nuk ka |
9. | 13.03.2025 | – Sa është sasia e mineraleve e prodhuar gjatë vitit 2024?
– Të më vendoset në dispozicion sasia e prodhuar sipas llojit të mineraleve. – Sa është numri i lejeve minerare aktive gjatë vitit 2024? – Të më vendoset në dispozicion ndarja e lejeve minerare, sipas zonave dhe llojit të mineralit.
|
28.03.2024 | Bashkëlidhur linku ku janë evidentuar të gjitha Lejet minerare dhe ndarja e tyre sipas zonave dhe llojit të mineralit.
Sqarojmë se, kjo është hartë e përditësuar dhe aty mund të gjeni informacionin e kërkuar
https://gis.akbn.gov.al/portal/apps/webappviewer/index.html?id=21a1f4bc1ce14c33b7c96460e7a87a30 |
E Plotë | Nuk ka |