Nr. Rendor |
Data e kërkesës |
Objekti i kërkesës |
Data e përgjigjes |
Përgjigje |
Mënyra e përfundimit të kërkesës |
Tarifa |
11. |
10.07.2024 |
Saktësim për secilën karrierë1. Vendndodhjen e saktë të objektit2. Koordinatat e objektit në Gauss Kruger.3. Emrin e subjektit që e shfrytëzon.4. Llojin e mineralit/ sip. në ha që shfrytëzon dhe prodhimin ditor. |
18.07.2024 |
Përgjigje 18.07.2024 |
E plotë |
Nuk ka |
12. |
11.07.2024 |
– Emrat, pozicionet dhe vjetërsinë në punë të emërimeve në strukturën e re;– Emrat,pozicionet dhe vjetërsinë në punë të punonjësve të larguar |
15.07.2024 |
Përgjigje 15.07.2024 |
E plotë |
Nuk ka |
13. |
15.07.2024 |
Sa është numri i lejeve të HEC-eve që janë vënë në punë? Ju lutem na vini në dispozicion listën e këtyre HEC, vendndodhjen dhe kush e ka fituar koncensionin.– A e ka monitoruar AKBN detyrimin për lënien e një sasie të ujit në shërbim të komunitetit? A e respektojnë koncesionarët këtë detyrim? Na vini në dispozicion gjetjet– A keni konstatuar raste kur është shkelur detyrimi për rrjedhën e lirë të lumit? Si veprohet në këto raste? |
22.07.2024 |
Përgjigje 22.07.2024 |
E plotë |
|
14. |
26.07.2024 |
Kërkohen të dhëna për subjektin “Nacional” sh.p.k. i cili operon Brenda territorit të bashkisë Selenicë dhe kryen aktivitetetin e nxjerrjes së gurit gëlqeror, a I ka active lejet mjedisore dhe minerale per të ushtruar aktibitetin e shfrytëzimit t guroreve? |
08.08.2024 |
Subjekti “Nacional” sh.p.k, nuk ka leje minerare aktive, pasi leja minerare Nr.594/1, datë 25.01.2001, e dhënë për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror, në objektin “Drashovicë”, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, i ka mbaruar afati dhe nuk është miratuar shtyrja.Për sa më sipër, AKBN, me shkresën Nr. 5768 prot., datë 26.12.2023, ka njoftuar subjektin të dorëzojë raportin tekniko-ekonomik dhe planin e rehabilitimit të mjedisit, planin e trajtimit të mbetjeve dhe planin e mbylljes përfundimtare të objektit. |
E plotë |
Nuk ka |
15. |
19.09.2024 |
1- A keni kryer analiza për 800 tonë mbetje të eksportuara nga Shqipëria, që Rrjeti i Bazelit i ka cilësuar si të rrezikshme?2- Nëse po? Cila ishte përgjigja e anlaizave? Dhe në intere të informimit të opinionit publik, ju lutem na vini në dispozicion rezultatin e kësaj analize?3- Në vitin e fundit a keni testuar mbetje të tjera që janë eksportuar nga vendi ynë? Cilat kanë qenë përgjigjet e këtyre analizave?
|
02.10.2024 |
Në përgjigje të kërkesës tuaj ku kërkoni informacion për mbetjet e dyshuara të rrezikshme, nga Durrësi në drejtim të Tajlandës ju bëjmë me dije për tre pikat e kërkuara nga ana juaj si më poshtë:1. A keni kryer analiza për 800 tonë mbetje të eksportuara nga Shqipëria, që Rrjeti i Bazelit i ka cilësuar si të rrëzikshme?Jo nuk kemi kryer asnjë llojë analizash për çështjen në fjalë pasi Laboratori ynë nuk e ka tagrin për të përcaktuar vetitë e rrezikshme në minerale.Ne kryejmë vetëm analiza fiziko-kimike për të përcaktuar përqindjen e elementeve të kërkuar nëminerale.2. Nëse po? Cila ishte përgjigja e analizave? Dhe ne interes të informimit të opinionit publik,ju lutem na vini në dispozicion rezultatin e kësaj analize?Sipas citimit të mësipërm Laboratori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk ka kryer asnje lloj analize për rastin e sipërcituar nga ana juaj dhe nuk ka asnje lloj informacioni për t’ju inormuar juve dhe opinionin publik.3. Në vitin e fundit a keni testuar mbetje të tjera që janë eksportuar nga vendi ynë? Cilat kanë qënë përgjigjet e ketyre analizave?Në ambientet e Laboratorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk janë testuar asnjëherë mbetje të kësaj kategorie pasi ne kryejme analiza vetëm për përpërcaktimin e elementeve në minerale të ngurta. |
E plotë |
Nuk ka |