MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës |
Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
16. | 12.10.2023 | Vendosja në dispozicion e Raportit të Grupit të Oponencës Teknike për zhvillimin e projektit: Industritë energjitike “ID 1.7 Gaz natyror aromatik përveç rasteve kur veprimtaria është e lidhur me Tipin A, ose përzjerje e aromave” nga subjekti zhvillues me të dhëna:
Personi juridik: GAZ POWER AL SHA NIPT: L21409504T Adresa e selisë: Porto Romano, ish Nish Kimikja, Durrës.
|
12.10.2023 | Deleguar | Nuk ka | |
17. | 01.11.2023 | Në përputhje me ligjin nr.119/2014 për të drejtën e informimit kërkojmë nga ju një listë me karburantet që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda zonës urbane në kryeqytet. Gjithashtu kërkojmë të dimë:
1-Sa prej pikave e zbatojnë distancën prej 30 metrash nga pompa e shpërndarjes së naftës, deri te perimetri i godinave publike apo ndërtesave të tjera ku qëndrojnë më shumë se 50 persona, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë në datën 22 Korrik të vitit 2014? 2- Sa prej karburanteve nuk e zbatojnë këtë gjë? 2-Çfarë masash janë marrë kundrejt atyre që nuk e kanë zbatuar? 3- Më datë 30 shtator pati një rrjedhje në një pikë karburanti në rrethrrotullimin e Shkozës, gjë që vuri në rrezik të gjithë zonën. A është ky një sinjal për të ndërmarrë një monitorim ndaj të gjitha pikave të karburanteve lidhur me rregullat që zbatojnë ose jo?
|
02.11.2023 | Deleguar | Nuk ka | |
18. | 17.10.2023 | Listën e plotë të subjekteve që kanë leje shfrytëzimi minerare në Bashkinë Himarë | 23.10.2023 | Kthim përgjigje për lejet në Bashkinë Himarë | E Plotë | Nuk ka |
19. | 25.10.2023 | 1. Sa është numri i HEC-eve që aktualisht operojnë në vendin tonë? Ju lutem të vendosni në dispozicion listën e plotë, sipas emerëtimit, formën e kontratës dhe emrin e shoqërive. 2- A raportojnë shoqëritë çdo 3 muaj përmes sistemit RevZone? 3- A kryen monitorimet në terren çdo 3 muaj? 4- A janë konstatuar shkelje kontraktuale dhe të lejeve përkatëse në lidhje me rrjedhën ekologjike të lumit dhe sasinë e ujit që ka detyrim për të lejuar të rrjedhë? 5- Cilat janë masat e marra nga ana juaj në këto raste? 6- Ju lutem, të vendosni në dispozicion raportet e monitorimit për 3 vitet e fundit? | 06.11.2023 | Përgjigje për kërkesën nr. 19
|
E Plotë | Nuk ka |
20. | 10.11.2023 | Informacion mbi karrierën e qymyrgurit Bezhan, në bashinë Kolonjë dhe aktet e miratimit të dokumentaconeve për kompaninë “SELENICA BITUMINOUS GRAVEL”: 1. Të më vendoset në dispozicion i plotë akti i miratimit bashkangjitur me lejen minerare, lejen mjedisore edhe Vendimin e Këshillit Teknik të AKBN-së. 2. A ka pasur leje për studim fizibiliteti në bashkinë Kolonjë? Nëse po, cila është kompania që e ka zhvilluar atë? Në cilën periudhë? 3. Tek pika 9 e akt miratimit Nr 1949 specifikohet që deri në fund të afatit të shfrytëzimit sipërfaqja e tokës që do të preket është 30.64 ha. Cila është kjo sipërfaqe?
Ju lutem të më vendosen në dispozicion koordinatat e kësaj sipërfaqeje.
|
24.11.2023 | Të gjitha akt-miratimet janë të publikuara në faqen zyrtare të QKB-së tek regjistri kombëtar i lejeve dhe licensave. 2.Sipas parashikimeve të Ligjit Minerar nr.10304, datë 15.07.2010 i ndryshuar, subjekti i shpallur fitues i procedurës konkuruese është i detyruar të hartojë një projekt teknik për mënyrën e shfrytëzimit të vendburimit dhe projektet e vlerësimit të ndikimit në mjedis. 3.Procedura për vlerësimin teknik të zonës e ndjek AKBN-ja. 4.Procedurën për pajisjen me leje mjedisore (vlerësimin e ndikimit në mjedis), e ndjek Ministria e Mjedisit dhe Turizmit. 5.Bashkëlidhur planimetria. | E plotë | Nuk ka |