Drejtoria e Energjive të Rinovueshme mori pjesë në seminarin trajnues “Vlerësimi/politikat për zbutjen e ndryshimeve klimaterike” zhvilluar në Tiranë në datat 09-13 Dhjetor 2013.
Seminari u organizua nga UNDP, në kuadrin e projektit “Mbështetja e Shqipërisë për përgatitjen e Komunikimit të Tretë Kombëtar për zbatimin e Konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike.
-Çështjet e trajtuara gjatë seminarit ishin:
-Opsionet zbatuese të gazrave serë;
-Veprimet e ndërmarra në shkallë kombëtare për zbutjen e GSE;
-Përzgjedhja e opsioneve të reduktimit të GSE;
-Transporti;
-Të dhënat e kërkuara në LEAP dhe të dhënat për Shqipërinë;
-Skenari bazë për Shqipërinë;
-Analiza kosto-përfitime;
-Prezantimet e kontributeve të grupeve në skenarin bazë;
-Llogaritjet e shkarkimeve të GSE;
-Ndërtimi i një skenari sekondar për menaxhimin e kërkesës;
-Përfundimi i analizës së kërkesës për energji për sektorin e banesave, dhe prezantimi i modulit të furnizimit me energji elektrike;
-Prezantimi i masave të reduktimit të shkarkimeve GSE në LEAP.