Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Administratës me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:-Shef Sektori i Arkivës Administrative dhe Protokollit në Drejtorinë e Administratës
Kriteret:
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Filiologjik/Fakulteti Ekonomik/Fakulteti i Shkencave Sociale/Fakulteti Juridik
-Të njohë programet kompjuterike.
-Të ketë minimumi 2 vjet eksperiencë pune në Sektorin Shtetëror
-Të ketë njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të Bashkimit Europian përbën avantazh
-Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
-Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
-Curriculum Vitae (Cv)
-Fotokopje të Librezës së punës
-Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .