Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Statistikës, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera, dega Miniera.
- Të ketë eksperiencë 15 vite pune, nga të cilat 10 vjet të pashkëputura në prodhim.
- Të ketë eksperiencë pune në administratën shtetërore.
- Të jetë autor ose bashkëpunëtor në studime dhe projekte të ndryshme.
- Të njohë programet bazë kompjuterike të Oficce (word, excel, AutoCad) si dhe softet e raportimit online për subjektet minerare.
- Të njohë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi Penaliteti
- Raport Mjeko-Ligjor
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.