Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidrokarbure me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Licencë-Marrëveshjeve dhe Marrëveshjeve Hidrokarbure në Kërkim dhe Vlerësim
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera në degët Shpim ose Prodhim, Gjeologji ose Gjeofizik ose në inxhinieri të Burimeve të Energjisë
- Të ketë përfunduar Master në një nga këto degë.
- Të njohë programet bazë kompjuterike të Oficce (word, excel).
- Të njohë mirë gjuhën angleze, të çertifikuar.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në profesion.
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.