Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist Inxhinier në Sektorin e Mbikqyrjes së Shfrytëzimit Racional të Materialeve të Ndërtimit, Qymyreve dhe Bitumeve në Drejtorinë Minerare.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera, dega Miniera.
- Të ketë eksperiencë pune si inxhiniar miniere në prodhim (10 vjet).
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet të pandërprera.
- Të jetë autor ose bashkëautor në studime dhe projekte të ndryshme.
- Të njohë mirë gjuhën angleze.
- Të njohë programet bazë kompjuterike të Oficce (Word, Excel, AutoCad).
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.