Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidrokarbure me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist i Parë në Sektorin e Promovimit të Investimeve të Reja dhe Fondit të të Dhënave Teknike, me qendër pune në Fier
Kriteret:
- Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë ( Bacelor dhe Master) në degën Gjeofizik.
- Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 10 vjet në industrinë e naftës, prej të cilave, jo më pak se 5 vjet në fushën e sizmikës.
- Të njohë metodikat e punimeve fushore sizmike.
- Të ketë njohuri mbi sistemet e rregjistrimit të të dhënave parësore.
- Të njohë sistemet e përpunimit të të dhënave parësore.
- Të njohë programet kryesore të përpunimit të informacionit si dhe mediat ku ruhen rregjistrimet.
- Të ketë njohuri mbi interpretimin e prerjeve të kohës, bashkëlidhjen e tyre me të dhënat gjeologjike-fizike dhe konvertimin e tyre në prerje thellësie.
- Të ketë njohuri mbi metodat e tjera gjeofizike si gravimetria, elektrometria, karotazhi, etj.
- Të ketë mjaftueshëm njohuri për punimet topografike si dhe sistemet e ndryshme të aplikimeve në punimet sizmike.
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Oficce (word, excel).
- Të njohë mirë gjuhën angleze, të çertifikuar.
- Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy javë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.