Shpallet vend i lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Ekonomike me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Financë-Kontabilitet
- Të ketë eksperiencë pune, minimumi 5 vjet në fushën e Financës
- Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Office (Word, Excel, PowerPoint )
- Të ketë njohuri në gjuhen angleze
- Të zotërojë programin financiar Financa 5
- Të ketë kualifikime të ndryshme në fushën e financës dhe kontabilitetit
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të përmbushë në kohë dhe me korrektësi detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (Cv)
- Fotokopje të Librezës së Punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.