Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë shpalljen e një vendi vakant në Drejtorinë Minerare, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
Te ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Minierave në degën Inxhinier Markshajder
Zotërimi i diplomës ne nivel “Master” .
Të njohë programet kompjuterike.
Të ketë eksperiencë pune
Të njohë mire gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër te Bashkimit Europian përben avantazh.
Të ketë aftësi te mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy dite pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .