Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
– Specialist i parë në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë
Kriteret:
– Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Marrëdhënie Me Publikun,Komunikim
– Të njohë shumë mirë programet kompjuterike të Office (Word, Excel,)
– Të ketë njohuri në gjuhën angleze
– Të ketë eksperiencë pune minimumi 2 Vjet
– Të ketë aftësi të mira komunikim dhe të punës në grupe,të përmbushë në kohë dhe me korrektë si detyrat e ngarkuara si dhe të ketë aftësi të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Curriculum Vitae (Cv)
– Fotokopje të Librezës së Punës
– Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.