Në bazë të Nenit 26, kreut VI të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si më poshtë vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologjisë;
Të ketë përfunduar studimet Master në fushën e Gjeologjisë;
Të njohë programet bazë kompjuterike të Office (Word, Excel,)
Të njohë gjuhë të huaj përbën avantazh;
Të ketë eksperiencë pune në profesion minimum 3 vjet;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.