Në bazë të shkresës nr.7046, datë 26.11.2019, si dhe nenit 26, kreut VI të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Shërbimeve Ligjore me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si më poshtë vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve Ligjore
Kriteret për pozicionin Specialist janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Profilin Jurist
Të njohë programet bazë kompjuterike të Office (Word, Excel,)
Të njohë gjuhë të huaj përbën avantazh;
Të ketë eksperiencë pune përbën avantazh
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.