Në bazë të shkresës nr.2393, datë 29.05.2020, si dhe nenit 26, kreut VI të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si më poshtë vijon:
Pozicioni i lirë është:
Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret për pozicionin Specialist janë:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fakultetin e Gjeologji Minierave, profili Gjeoinxhineri
Të ketë mbaruar Masterin po në fushën e Gjeologjisë
Të njohë programet kompjuterike të përpilimit të hartave dhe hedhjeve të të dhënave në programet inxhinerike GIS dhe autocad civil 2D, 3D të çertifikuara.
Të njohë gjuhë të huaj përbën avantazh;
Të ketë eksperiencë pune dhe profesion minimumi 2 vjet.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.