Bazuar në neni 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organiken e AKBN-së shpallet një vend vakant në Drejtorinë Hidrokarbure me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si më poshtë vijon:
Pozicione të lira :
Specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Hidrokarbure në Kërkim dhe Vlerësim
Kriteret:
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë Bachelor, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, në Degën Gjeomjedis;
– Të ketë përfunduar Master Profesional në profilin Gjeomjedis me rezultate të mira;
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, të çertifikuara;
-Të ketë njohuri shumë të mira, për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office
(Word, Exel, Outlook);
-Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
-Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qendrës së banimit ;
-Të ketë njohuri për Kontratat me Ndarje Prodhimi ( Marrëveshjet Hidrokarbure);
-Eksperienca në punë përbën avantazh;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy dite pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit .