Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë shpalljen e një vendi vakant në Drejtorinë e Administratës, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist i parë në Drejtorinë e Administratës
Kriteret:
Te ketë mbaruar arsimin e lartë në Fushën e Burimeve Natyrore.
Të ketë eksperience punë
Të njohe programet kompjuterike.
Të njohë mire Gjuhen Angleze apo ndonjë gjuhë tjetër.
Të ketë aftësi te mira komunikimi dhe të punës në grupe
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje te diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të internetit, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administartive dhe Protokollit.