Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si dhe në shkresën e Drejtorit të Drejtorisë Nr.1508 dt. 28.09.2016, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpalljet një vend vakant në Drejtorinë e Hidroenergjetikës, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë e Hidroenergjetikës
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (specialiteti Inxhinier Mekanik, Elektro/mekanik)
Të ketë eksperiencë pune (minimumi 2-3 vjet)
Të njohë programet kompjuterike (preferohen programet inxhinierike)
Të njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të internetit, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.