Në bazë të Nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë e Procedurave Hidrokarbure, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë e Procedurave Hidrokarbure
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë
Të njohë programet kompjuterike
Të ketë eksperiencë pune (minimumi 1-2 vjet)
Të njohë mirë gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të Bashkimit Europian përbën avantazh.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të internetit, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Protokollit.