Në bazë shkresës nr 1628 datë 14.10.2016 si dhe nenit 26, kreut VI i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vend të lire në organiken e AKBN-së, shpalljet një vend vakant në Drejtorinë Minerare, me kriteret përkatëse për pozicionin e punës si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
Të ketë mbaruar arsimin e lartënë Fakultetin i Gjeologjise dhe Minierave preferohet ne profesion Inxhinjer Kimist ,Inxhinjer Pasurimi ose Inxhinjer Gjeolog.
Të njohë programet kompjuterike.
Të ketë eksperiencë pune.
Të njohë mire gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër te Bashkimit Europian përben avantazh.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grupe.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (Cv)
Fotokopje të Librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare të internetit, dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.