Platforma e Bashkëqeverisjes funksionon në drejtimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, e krijuar me Vendim Nr.638, datë 06.11.2017, të Këshillit të Ministrave, dhe ka si mision ofrimin direkt të shërbimeve publike, nëpërmjet ndërveprimit në platformën elektronike të Bashkëqeverisjes “Me ty, për Shqipërinë që duam”, në ndihmë të qytetarëve, sipërmarrjes, etj.
Me Urdhër Nr.7, të Kryeministrit, “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e “Rrjetit të Koordinatorëve të Biznesit” ,datë 20.01.2020, është ngritur “Rrjeti i Koordinatorëve të Biznesit” të “Platformës së Bashkëqeverisjes” nëpër institucione, për kujdesin e drejtpërdrejtë nga koordinatorët ndaj kërkesave dhe ankesave të biznesit/sipërmarrjes, nën koordinimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, dhe të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, misioni i të cilëve është referimi i ankesave, i nismave, sugjerimeve, iniciativave, denoncimeve për sjellje abuzive apo korruptive, të ardhura nga sipërmarrjet private, të cilat adresohen në protokollet e institucioneve apo në platformën elektronike “Me ty, për Shqipërinë që duam”, në bashkërendim me ministritë dhe institucionet e varësisë.
Me Urdhër Nr 71. datë 13.02.2020 të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, “Për rregullat e hollësishme lidhur me procedurën e përzgjedhjes së koordinatorëve të rrjetit të biznesit, të trajtimit të ankesave dhe kërkesave të biznesit, të përcaktimit të detyrave dhe afateve” janë emëruar ‘Rrjeti i Koordinatorëve të Biznesit’ të ‘Platformës së Bashkëqeverisjes’, në Institucionet në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ( MIE), ku ka të përcaktuar edhe për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore .
‘Kordinatori i ‘Rrjetit të Biznesit’/AKBN, ‘PLATFORMA BASHKËQEVERISJA’ , të gjitha kërkesat, ankesat, nismat, sugjerimet, iniciativat, denoncimet që adresohen nga biznesi në protokoll të AKBN, i regjistron në sistemin elektronik të Platformës së Bashkëqeverisjes të Rrjetit të Biznesit, dhe delegon, koordinon, ndërvepron për trajtimet brenda afateve ligjore me Drejtoritë në AKBN, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe institucionet e tjera, në përgjigje dhe zgjidhje sa më të shpejtë në ndihmë të biznesit/subjekteve private .
VENDIM Nr.638 për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje
https://www.shqiperiaqeduam.al/
05, 04, 2019
03, 04, 2019
03, 04, 2019
22, 05, 2003
21, 05, 2003
12, 07, 2021
12, 07, 2021
06, 02, 2019
06, 02, 2019
06, 02, 2019
27, 02, 2023
27, 02, 2023
05, 04, 2019
08, 03, 2018
03, 04, 2017
23, 02, 2015
12, 01, 2014
03, 09, 2012
03, 09, 2012
19, 12, 2024
17, 12, 2024
10, 12, 2024
03, 12, 2024
21, 11, 2024