Situata në Sektorin Hidroenergjitik
Aktualisht nga regjistri i kontratave që Sektori i Monitorimit të Kontratave Konçesionare monitoron, disponojmë 179 kontrata konçesioni aktive dhe 74 kontrata me kapacitet prodhues nën 2 MW sipas VKM 822/2015.
Lidhur me fazën në të cilën ndodhen këto kontrata, fuqinë dhe prodhimin e energjisë referuar kontratave e gjeni të përmbledhur mëposhtë:
Nga totali prej 178 kontatave të konçesionit:
– Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 101. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 961.953 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 420 738.550 GWh/vit
– Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 20. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 115.768 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 454.621 GWh/vit
– Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 57. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 889.943 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 3 567.578 GWh/vit
Nga totali prej 74 kontatave të konçesionit:
– Numri i kontratave që kanë hyrë në fazën e prodhimit të energjisë me të paktën një Hec është 15. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 17.928 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 54.420 GWh/vit
– Numri i kontratave ne fazën e ndërtimit është 24. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 33.462 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 113.744 GWh/vit
– Numri i kontratave që nuk kanë filluar ndërtimin është 35. Fuqia e instaluar për këto kontrata është 52.974 MWh dhe prodhimi vjetor i energjisë 205.915 GWh/vit