Delegacioni dhe stafi i AKBN-së, kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Viktor Tushaj, u ndal në ambientet e Minierës së Qymyrit Sibofcë (KEK).
Gjatë prezantimit të shfrytëzimit të karrierës së Sibofcit, për palën shqiptare, inxhinerët Ahmet Bytyçi dhe Nexhmi Krasniqi i njohën me situatën gjeologjike të vendburimit, rezervat aktuale të qymyrit, plotësimin e nevojave të TEC-eve, si dhe ecurinë e mëtejshme të shfrytëzimit të saj.
Ata theksuan se kjo pjesë e karierës ka rezerva deri në vitin 2024, dhe për më vonë do të duhet të ndërmerret një projekt për hapjen dhe shfrytëzimin e një kariere të re, për të plotësuar nevojat e TEC-eve ekzistuese dhe atyre të rinj.
Për palën shqiptare vizita u cilësua si një ekperiencë e rëndësishme, lidhur mbi parametrat teknik dhe teknologjik të shfrytëzimit, si dhe shkallën e mekanizimit dhe rendimetit përkatës.
Drejtori ekzekutiv i AKBN-së Z. Tushaj siguroi inxhinierët se “do të përfitojnë në çdo rast të një bashkëpunimi të vazhdueshëm, eksperiencën e specialistëve të AKBN-së për vazhdimin e mëtejshëm të aktivitetit të shfrytëzimit në këtë vendburim të rëndësishëm qymyri, i cili përfaqëson lëndën e parë dhe të domosdoshme energjitike për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-et e Kosovës”.