Stafi i AKBN i bashkohet nismës së Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën.Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Gjatë këtij muaji, organizohen fushata për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Programi i Depistimit Kombëtar, shtrirja e mbulimit me mamografi falas në të gjithë territorin, përfshirja e barnave të reja moderne si herceptina në listën e barnave të ofruar falas nga shteti, zgjerimi i kabineteve onkologjike në Spitalet Rajonale, kanë çuar në rritjen e numrit të diagnostikimeve të hershme, si dhe në uljen e numrit të fataliteteve.