Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtoria e Minierave me Urdhër të Drejtorit Ekzekutiv bëri verifikimin e pagesave të garancive të rehabilitimit sipas derdhjeve në thesarin e Shtetit dhe informacionit të depozituar pranë AKBN…
Nga ky verifikim rezultoi se nuk kanë shlyer detyrimin e vlerës së garancisë së rehabilitimit 393 subjekte për vitin 2011, me vlerë prej 22 817 025 Lekë dhe 877 265 Euro, si dhe 276 subjekte për vitin 2012, me vlerë 101 486 701 Lekë dhe 724 905 Euro.
Në këtë kuadër njoftohen zyrtarisht subjektet minerare që të shlyejnë detyrimet përkatësë brënda një afati të përcaktuar prej 10 ditësh.
Në rast të kundërt në zbatim të ligjit Nr.10304, dt. 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, pikave 5, 7, 12 dhe pikave 9 dhe 27 të V.K.M. Nr 440, dt 16.06.2011, vendimi për miratimin e lejes minerare do të vlerësohet automatikisht i revokuar nga Qendra Kombëtare e Liçencimit.