AKBN, Drejtoria Minerare, organizoi në ambientet e AKBN, një takim konsultativ me tematikë: “Mbi ndryshimet dhe vendosjet e tarifave të reja të shërbimeve që do të kryhen nga AKBN në fushën minerare” .
Ky takim konsultativ i organizuar nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv të AKBN- së Z. Petrit Malaj për ta bërë këtë proces sa më gjithëpërfshirës me faktorin biznes etj, u zhvillua me diskutime dhe shkëmbime opinionesh lidhur me tematikën e disa ndryshimeve për tarifat e shërbimeve që ofrohen nga AKBN për subjektet private minerare.
Pjesëmarrës në këtë takim gjithashtu kishte dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përveç stafit të brendshëm të AKBN-së respektivisht nga Drejtoria Minerare dhe Ekonomike.
Këto diskutime ishin të rëndësishme dhe kontribuese për vazhdimësinë e këtij procesi.