Nr.382, datë 20.5.2011
PËR MIRATIMIN E FORMËS, PËRMBAJTJES DHE PROCEDURAVE TË LËNIES SË AKTIT TË KONSTATIMIT PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE NË ZBATIM TË LEJEVE MINERARE
Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 45 pika 3 dhe nenit 56 pika 2 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”,
1. Strukturat përgjegjëse mbikëqyrëse dhe monitoruese për veprimtarinë minerare janë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Reparti i Inspektim Shpëtimit të Minierave (RISHM).
2. Organizimi dhe funksionet e këtyre institucioneve janë të përcaktuara me ligj ose vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Strukturat përgjegjëse kanë të drejtë të kryejnë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij legjislacionit minerar, të lënë detyra, të marrin masa administrative apo të propozojnë marrjen e tyre nga ministri.
4. Strukturat përgjegjëse kanë të drejtë të kërkojnë informacion nga zotëruesi i lejes sa herë kanë dyshime se ai përdor praktika të dëmshme kërkimi, zbulimi apo shfrytëzimi të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, për respektimin e standardeve mjedisore të pranuara, apo se ai i drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe çdo të dhënë tjetër, për të llogaritur detyrimet financiare, që ka zotëruesi sipas këtij ligji.
5. Gjatë kontrollit të ushtruar në një zotërues të lejes minerare, punonjësit e strukturës përgjegjëse duhet të lënë menjëherë aktin e konstatimit të shkeljes së konstatuar duke përshkruar shkeljen.
6. Akti i konstatimit pasqyron punën kontrolluese të realizuara nga struktura përgjegjëse, bën evidentimin e shkeljeve ligjore që përbëjnë kundërvajtje administrative në zhvillimin e veprimtarive minerare në zbatim të legjislacionit minerar.
7. Akti i konstatimit plotësohet nga specialistët dhe inspektorët e strukturës përgjegjëse pas çdo kontrolli që kryejnë e për çdo shkelje që konstatojnë në subjektin minerar, duke përshkruar qartë shkeljen dhe masën e dënimit me gjobë që vendosin.
8. Akti i konstatimit mbahet në tri kopje, të cilat firmosen nga personat që kryejnë kontrollin dhe përfaqësuesi ligjor, teknik e administrativ i subjektit që kontrollohet. Në rast se përfaqësuesi i subjektit nuk firmos, shënohet fjala “refuzohet”. Një kopje e aktit të konstatimit i lihet subjektit, një kopje i dorëzohet titullarit të strukturës përgjegjëse, një kopje mbahet nga punonjësit që kryejnë aktin e konstatimit.
9. Forma e aktit të konstatimit, procedura e realizimit të tij përcaktohet në aneksin 1 bashkëngjitur këtij urdhri.
10. Sanksionet vendosen nga punonjësit e struktura përgjegjëse jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e konstatimit të shkeljes dhe njohjes së shkelësit, dhe i njoftohen me shkrim shkelësit.
11. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, ka të drejtën e ankimit te titullari i strukturës përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi.
12. Gjoba paguhet brenda një periudhe 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga njoftimi i saj, përveçse kur vendimi për dhënien e saj është pezulluar sipas legjislacionit në fuqi.
13. Kryerja për herë të dytë nga i njëjti subjekt, i shkeljeve të parashikuara në shkronjat “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, dënohet me dyfishin e gjobës së parashikuar dhe mund të shoqërohet me pezullimin e lejes minerare deri në plotësimin detyrimit.
14. Kryerja për herë të dytë nga i njëjti subjekt, i shkeljeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për veprimtarinë minerare, dënohet me dyfishin e gjobës dhe mund të shoqërohet me pezullimin e lejes minerare deri në plotësimin detyrimit sipas parashikimeve të këtij legjislacioni.
15. Strukturat përgjegjëse të sektorit minerar sigurojnë formimin dhe informimin për punonjësit e saj mbi përgjegjësitë dhe detyrat që duhet të realizojnë e të kryejnë për evidentimin e shkeljeve ligjore në veprimtarinë minerare që përbëjnë kundërvajtje administrative, për mënyrën dhe madhësinë e dënimit të tyre.
16. Strukturat përgjegjëse të sektorit minerar, specialistët dhe inspektorët e çdo strukture, në zbatim të detyrimit ligjor dhe autoritetit shtetëror, me program të planifikuar periodik ose të posaçëm, ushtrojnë kontrolle në çdo veprimtari minerare për të realizuar mbikëqyrjen e monitorimin e veprimtarive minerare dhe konstatimin e shkeljeve që përbëjnë kundërvajtje administrative në zbatim të lejes minerare.
17. Titullarët e strukturës përgjegjëse në fillim të çdo viti kalendarik programojnë kontrollet për subjektet minerare të pajisura me leje minerare aktive gjatë atij viti kalendarik dhe e dërgojnë për miratim në METE. Çdo kontroll realizohet vetëm me miratim ose autorizim të titullarit.
Përjashtohen këtu rastet e kontrollit për raste aksidentesh, ku punonjësit e përcaktuar duhet të jenë në objekt menjëherë.
18. Kontrolle të veçanta ose të posaçme realizohen kur:
a) paraqiten rrethan a të veçanta në një subjekt minerar, ose ka ankesa, që subjekti kryen veprimtari minerare në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit minerar në fuqi;
b) kur objektet minerare nuk janë vënë në punë sipas kushteve të lejes minerare apo programit vjetor të zhvillimit të punimeve;
c) në raste avarish;
d) në raste mosmarrëveshjes;
e) në raste ku vlerësohet moszbatim i detyrave të lëna nga struktura përgjegjëse;
f) me kërkesë të zotëruesit të lejes minerare;
g) me urdhër të organeve eprore të shtetit.
19. Në raste aksidentesh, punonjës nga strukturat përgjegjëse sipas funksioneve të tyre duhet të jenë në vendin e ngjarjes menjëherë.
20. Drejtoria përgjegjëse për veprimtarinë minerare në Ministri monitoron aktivitetin e kontrollit të institucioneve përgjegjëse në vartësi të Ministrisë.
21. Drejtoria përgjegjëse për veprimtarinë minerare në Ministri, në funksion të natyrës apo problematikës që haset gjatë zhvillimit të veprimtarisë minerare, bashkërendon punën e grupeve komplekse të kontrollit, me specialiste përfaqësues të disa institucioneve të vartësisë, të ngritura me urdhër të veçantë të Ministrit.
22. Për respektimin e standardeve të sigurisë në punë e të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve, shkeljet që përbëjnë kundërvajtje administrative, sanksionet dhe dënimi i tyre me gjobë konstatohen nga titullari dhe inspektori i RISHM-it në zbatim të ligjit nr.8741, datë 15.2.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37, datë 28.1.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e RISHM-it” dhe rregullores së brendshme të RISHM-it të miratuar nga Ministri.
MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Nasip Naço
ANEKSI 1
AKT KONSTATIMI
PËR KUNDËRVAJTJE ADMINISTRATIVE NË ZBATIM TË DETYRIMEVE TË LEJEVE
MINERARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
I. VEPRIMTARIA MINERARE
E LIGJSHME
E PALIGJSHME
II. TË DHËNA MBI ZOTËRUESIN E LEJES MINERARE
a) Emri i subjektit sipas QKR-së:
b) Identifikimi i lejes minerare: leje minerare kërkim-zbulimi/shfrytëzimi/kërkim-zbulim-shfrytëzimi për grupin e mineraleve nr , datë / /
c) Emri dhe mbiemri i zotëruesit të lejes:
d) Lloji i mineralit për të cilin është dhënë leja:
e) Adresa e selisë së subjektit:
Qarku rrethi
f) Emri dhe mbiemri i administratorit:
g) Nr. i telefonit /faksit:
Adresa, qendër filial
h) Emërtimi i njësisë vendore ku kryhet aktiviteti:
i) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik:
j) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik:
III. KONTROLLI
1. Data e fillimit të kontrollit për konstatimin e kundërvajtjeve administrative ../…/20__
2. Data e përfundimit të kontrollit, konstatimit të shkeljeve dhe njoftimit ../…/20__
3. Përfaqësuesi i subjektit në kontroll dhe marrësi i njoftimit
IV. KRYEN KONTROLLIN PËR KONSTATIMIN E KUNDËRVAJTJEVE -ADMINISTRATIVE
Struktura përgjegjëse (SHGJSH/AKBN/RISHM)
Emër, mbiemër Struktura përgjegjëse Pozicioni i punës
1
2
3
4
5
V. Objekti i kontrolluar , lloji i inspektimit (i programuar,
tematik, për rast aksidentesh).
VI. Përshkrimi i kontrollit të realizuar dhe shkeljet e konstatuara.
VII. VLERËSIMI LIGJOR I KUNDËRVAJTJES ADMINISTRATIVE NË VEPRIMTARINË MINERARE
Përshkrimi i shkeljes së parë
a) Është shkelur ligji nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” në nenin , pika
b) Është shkelur vendimi i Këshillit të Ministrave nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
c) Është shkelur urdhri i Ministrit nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
d) Është shkelur urdhri i Ministrit nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
e) Është shkelur detyrimi i lejes minerare me përshkrimin e mëposhtëm:
f) Merret masa
i) Gjobitje në vlerë ,
ii) Pezullim për një periudhë kohore , duke i kërkuar rregullim të shkeljes për një periudhë kohore
iii) Propozim për heqje të lejes minerare
Përshkrimi i shkeljes së dytë
a) Është shkelur ligji nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” në nenin , pika
b) Është shkelur vendimi i Këshillit të Ministrave nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
c) Është shkelur urdhri i Ministrit nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
d) Është shkelur urdhri i Ministrit nr , datë …/…/ në nenin …., pikën
e) Është shkelur detyrimi i lejes minerare me përshkrimin e mëposhtëm:
f) Merret masa
i) Gjobitje në vlerë ,
ii) Pezullim për një periudhë kohore , duke i kërkuar rregullim të shkeljes për një periudhë kohore
iii) Propozim për heqje të lejes minerare
….
…
VIII. NËNSHKRIMI I AKTIT TË KONSTATIMIT
Konstatuesit e kundërvajtjeve Subjekti minerar i ndëshkuar për kundërvajtje
Emër, mbiemër Struktura përgjegjëse Firma Zotëruesi i lejes minerare Firma
Emër, mbiemër Struktura përgjegjëse Firma Administratori Firma
Emër, mbiemër Struktura përgjegjëse Firma Drejtuesi tek nik Firma