Nr.388, datë 20.5.2011
PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE PËRMBAJTJES TË PLANIT TË MONITORIMIT POSTMINERAR
Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 54, pika 6 dhe nenit 56, pika 2 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”,
1. Plani i monitorimit postminerar është pjesë e planit të rehabilitimit të zonës minerare, si kapitull i veçantë i tij. Plani i monitorimit postminerar përgatitet nga aplikuesi për marrjen e një lejeje minerare dhe hartohet nga persona fizikë ose juridikë të licencuar në fushën e veprimtarive studimore projektuese në fushën minerare. Ky plan hartohet në përputhje me parimet bazë për hartimin e planit të rehabilitimit të veprimtarisë minerare, që mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi.
2. Plani i monitorimit postminerar i një miniere të braktisur, të shfrytëzuar nga ish-ndërmarrjet shtetërore, apo një objekti minerar kërkim-zbulimi me puse shpimi, të realizuar nga shteti, hartohet nga strukturat përgjegjëse, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) për zonat e kërkim-zbulimit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) për lejet e shfrytëzimit dhe kërkim-zbulim-shfrytëzimit.
3. Plani i monitorimit postminerar për zonat e lejeve minerare dhe minierave të braktisura të shfrytëzuara nga shteti zbatohet nga subjekte të specializuara shtetërore: SHGJSH-ja për lejet e kërkim-zbulimit dhe AKBN-ja për lejet e shfrytëzimit dhe kërkim-zbulim-shfrytëzimit, ose private, të përzgjedhura sipas procedurave të prokurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi nga struktura përgjegjëse dhe monitorohet nga ajo.
4. Kontrolli i zbatimit të planit të monitorimit postminerar kryhet nga SHGJSH-ja për lejet e kërkim-zbulimit dhe AKBN-ja për lejet e shfrytëzimit dhe kërkim-zbulim-shfrytëzimit.
5. Procedurat e monitorimit postminerar të një objekti minerar, që është mbyllur ose që ka përfunduar veprimtarinë minerare, realizohen sipas planit të monitorimit postminerar të miratuar, në zbatim të kërkesave të nenit 54 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”.
6. Plani i monitorimit postminerar duhet të mbështetet në parimet e:
a) Monitorimit të vazhdueshëm të ndotjes në tokë, në ujëra, te flora e fauna dhe në ekosistemin në përgjithësi, si dhe të respektimit të standardeve minimale, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi.
b) Përcaktimit të saktë të pikave të monitorimit për emetimet dhe shkarkimet e elementeve të dëmshme në mjedis gjatë operimit dhe në të ardhmen.
c) Vendosjes së pajisjeve monitoruese sipas karakteristikave të shkarkimeve, përbërjes, dekompozimit në kohë sipas teknologjive të reja dhe praktikave më të mira.
d) Përcaktimit të pikave monitoruese që do t’i shërbejnë informacionit për përcaktimin e marrjen e masave paraprake parandaluese.
e) Garantimit të monitorimit të efekteve të mbetjeve për të ardhmen për një periudhë sa më të gjatë.
f) Këshillimit me autoritetet e qeverisjes vendore.
g) Bashkërendimit ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.
7. Plani i monitorimit postminerar përditësohet sipas afateve kohore të përcaktuara nga legjislacioni mjedisor në fuqi dhe duhet të përmbajë:
a) Projektin e monitorimit postminerar që duhet të realizohet duke pasur parasysh:
i) përshkrim të përgjithshëm të territorit, florës dhe faunës;
ii) sheshin e depozitimit të mbetjeve;
iii) përbërjen e mbetjeve minerare dhe karakteristikat fiziko-kimike të tyre; iv) lëvizjen e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore; v) afërsinë me infrastrukturën dhe zonat e banuara; vi) ndikimin në ekosistemin e zonës minerare dhe asaj përreth saj; vii) ndikimin në ekosistemin në përgjithësi;
viii) nivelin e shkarkimeve në mjedis dhe ndotjen që shkakton tek ujërat sipërfaqësore e nëntokësore të florës e të faunës.
b) Parashikimin për vendet dhe kohën për monitorimin e shkarkimeve pas procesit të mbylljes së minierës, karrierës, impianteve të riciklimit dhe sheshit të depozitimit.
c) Procedurat dhe afatet kohore të realizimit të punimeve për vendosjen e pikave monitoruese;
d) Procedurat e monitorimit për raste të emergjencës për ndotjet aksidentale.
e) Për veprimtaritë minerare, mbetjet e të cilave rezultojnë nga procese ku përdoren lëndë toksike dhe të rrezikshme, si: cianure, acide, substanca kimike të rrezikshme, plani i monitorimit postminerar duhet, gjithashtu, të përfshijë:
i) monitorimin e nivelit të koncentrimit të elementeve toksike ose të rrezikshme në depozitimet e mbetjeve minerare apo shkarkimet prej tyre, në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin;
ii) mënyrën e monitorimit të vazhdueshëm sipas afateve kohore në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin.
8. Dokumentet informative që mbahen nga strukturat përgjegjëse apo subjektet e përzgjedhura për realizimin e monitorimit postminerar, duhet të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit minerar dhe atij mjedi sor në fuqi dhe duhet të përmbajnë, gjithashtu:
a) Gentplanin e pikave të monitorimit për zonën e lejuar minerare dhe të sheshit të depozitimit të sterileve, sipas projektit të miratuar.
b) Gentplanin e pikave të monitorimit për impiantin e riciklimit.
c) Pasqyrat për monitorimet sipas afateve kohore të përcaktuara në lidhje me përbërjen fizike dhe kimike të shkarkimeve në mjedis për të gjitha pikat e monitorimit, e shoqëruar me fletë-analizat përkatëse.
9. Forma dhe përmbajtja tip e “planit të monitorimit postminerar” për lejet e kërkim-zbulimit do të jetë sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij urdhri.
10. Forma dhe përmbajtja tip e “planit të monitorimit postminerar” për lejet e shfrytëzimit dhe lejet e kërkim-zbulim-shfrytëzimit do të jetë sipas aneksit 2, bashkëlidhur këtij urdhri.
11. Sipas shkallës së rrezikshmërisë aktuale të vrojtuar dhe përcaktuar në terren dhe asaj të pritshme për shkak të ndryshimit në kohë të parametrave të ndryshëm që lidhen me të, zonat e rrezikshme mund të klasifikohen sipas aneksit 3, bashkëlidhur këtij urdhri.
12. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen institucionet e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Nasip Naço
ANEKSI 1
FORMA DHE PËRMBAJTJA TIP E “PLANIT TË MONITORIMIT POSTMINERAR” PËR LEJET E KËRKIM-ZBULIMIT
I. PËRMBAJTJA E TEKSTIT
1. Konsiderata të përgjithshme
2. Të dhëna mbi subjektin kur plani hartohet për një zonë të re minerare:
i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR:
ii) Zona minerare me numër identifikues nr , për të cilën kërkohet leja minerare dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin
iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit/faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik:
ix) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik: / /
3. Baza ligjore mbi të cilën hartohet projekti, si:
a) Urdhrin e Ministrit për planin vjetor minerar;
b) Vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kalimin në regjim monitorimi postminerar, për rastin kur kjo minierë është shfrytëzuar nga shteti.
4. Të dhëna të përgjithshme të shkurtra për objektin minerar (sipas projektit të shfrytëzimit)
a) Vendndodhja administrative dhe topografike e objektit;
b) Gjeografia e zonës, relievi, bimësia, fauna, ekosistemi në përgjithësi etj.
c) Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit. Llojet e ujërave dhe kimizimi i tyre;
d) Mbi morfologjinë dhe përbërjen e xeherorit dhe/ose xeherorëve të dobishëm. Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit, vetitë fiziko-kimike të tij.
a) Përshkrimi i mënyrës së realizimit të veprimtarisë së kërkim-zbulimit, punimet kryesore të kërkim-zbulimit, trashe, galeri, puse, sasia dhe përbërja mineralogjike e sterileve, vendndodhja e shesheve të depozitimit.
b) Dokumentimi i pasojave në infrastrukturë dhe ndërtime, që lidhen me çarje ose shembjen e tokës.
c) Pasoja në mjedis që lidhen me ndotjen e ujërave dhe nivelin e ndotjes kimike, si rezultat i shkarkimeve, gjatë punëve të kërkim-zbulimit dhe depozitimit të mbetjeve.
5. Monitorimi i ujërave të ndryshme që rrjedhin në sipërfaqe dhe sheshet e depozitimit të mbetjeve.
a) Përcaktimi i stacioneve të matjeve monitoruese dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së zbuluar.
b) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve me të cilat do të bëhet monitorimi.
c) Zgjedhja e pajisjeve matëse dhe serive të matjeve. Dokumentimi i rezultateve të matjeve në regjistrin përkatës.
d) Përcaktimi i masave parandaluese, paralajmëruese dhe parashikimi i efekteve negative në infrastrukturë, qendrat e banuara apo ambientet e tjera industriale e social-kulturore. Përcaktimi i kritereve të alarmit.
e) Për veprimtaritë minerare të kërkim-zbulimit kur përdoren lëndë të rrezikshme, duhet, gjithashtu, të përcaktohen:
i) monitorimi i nivelit të koncentrimit të elementeve toksike ose të rrezikshme në shkarkimet në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin;
ii) mënyra e monitorimit të vazhdueshëm sipas afateve kohore në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin.
6. Hartimi i preventivit përmbledhës të shpenzimeve.
II. PJESA GRAFIKE
1 Harta topografike e sipërfaqes me burimet e rrjedhjes së ujërave, stoqet e mbetjeve. Planimetria e sistemimit të sterileve dhe e stacioneve të ndryshme të marrjes së mostrave 1:1000, 1:2000
2 Prerje dhe projeksione të ndryshme shoqëruese 1:1000, 1:2000
3 Planimetri e përdorimit të tokës 1:1000, 1:2000
ANEKSI 2
FORMA DHE PËRMBAJTJA TIP E “PLANIT TË MONITORIMIT POSTMIN ERAR” PËR LEJET E SHFRYTËZIMIT DHE LEJET E KËRKIM-ZBULIM-SHFRYTËZIMIT
I. PËRMBAJTJA E TEKSTIT
1. Konsiderata të përgjithshme
2. Të dhëna mbi subjektin kur plani hartohet për një zonë të re minerare:
i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR:
ii) Zona minerare me numër identifikues nr , për të cilën kërkohet leja minerare dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin
iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes:
iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR:
v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR:
vi) Nr. i telefonit/faksit:
vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar:
viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik:
ix) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik: / /
3. Baza ligjore mbi të cilën hartohet projekti, si:
a) Urdhrin e Ministrit për planin vjetor minerar.
b) Vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kalimin në regjim monitorimi postminerar, për rastin kur kjo minierë është shfrytëzuar nga shteti.
4. Të dhëna të përgjithshme të shkurtra për objektin minerar (sipas projektit të shfrytëzimit)
a) Vendndodhja administrative dhe topografike e objektit;
b) Gjeografia e zonës, relievi, bimësia, fauna, ekosistemi në përgjithësi etj.;
c) Ndërtimi gjeologjik i rajonit dhe vendburimit;
d) Lloji dhe trashësia e mbulesës së tokës në zonën minerare;
e) Tektonika e vendburimit;
f) Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit. Llojet e ujërave dhe kimizimi i tyre;
g) Mbi morfologjinë dhe përbërjen e xeherorit dhe/ose xeherorëve të dobishëm. Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit, vetitë fiziko-kimike të tij.
A. Për rastin e shfrytëzimit nëntokësor të vendburimit
a) Përshkrimi i mënyrës së hapjes së minierës, punimet kryesore të hapjes, sasia dhe lloji i ujërave që rrjedhin nga punimet minerare, sasia dhe përbërja mineralogjike e sterileve, vendndodhja e shesheve të depozitimit, vendndodhja e impianteve të riciklimit;
b) Sistemi i shfrytëzimit të përdorur dhe treguesit tekniko-ekonomikë të realizuar, sasia dhe cilësia e rezervave të shfrytëzuara ose që mendohen të shfrytëzohen të ndara sipas horizonteve dhe profileve;
c) Përcaktimi i zonave të rrezikshme që lidhen me qëndrueshmërinë e shkëmbinjve:
i) Zona të rrezikshme të shkallës së parë;
ii) Zona të rrezikshme të shkallës së dytë; iii) Zona të rrezikshme të shkallës së tretë.
d) Dokumentimi i pasojave në infrastrukturë dhe ndërtime, që lidhen me çarje ose shembjen e tokës nga influenca e shfrytëzimit dhe punimeve minerare.
e) Pasoja në mjedis që lidhen me ndotjen e ujërave dhe nivelin e ndotjes kimike si rezultat i shkarkimeve, përpunimit, riciklimit dhe depozitimit të mbetjeve;
f) Sasia dhe lloji i pluhurave dhe gazeve që emetohen nga miniera apo impiantet e përpunimit dhe riciklimit;
g) Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore apo që mendohen të realizohen si rrugët automobilistike për hapjen dhe shfrytëzimin e objektit, sistemime për sheshet e ndërtimit të objekteve sipërfaqësore, puse anekse, zyra, dushe e tualete, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, sallë kompresorësh, kabina elektrike, stacion pompimi, ofiçina, depo e lëndës plasëse dhe ambiente të tjera.
B. Për rastin e shfrytëzimit me karrierë të vendburimit
a) Përshkrimi i varianteve të hapjes së rrugëve dhe gjysmëtransheve, gjatësia dhe seksioni i tyre. Përcaktimi i kufijve faktikë të karrierës, dimensionet reale të saj, përcaktimi i koordinatave të vertekseve, sasia dhe lloji i ujërave që rrjedhin në karrierë dhe që dalin prej saj, sasia dhe përbërja mineralogjike e sterileve, vendndodhja e shesheve të depozitimit, vendndodhja e impianteve të riciklimit;
b) Sistemi i shfrytëzimit që do të përdoret ose është përdorur dhe treguesit tekniko-ekonomikë të realizuar, sasia dhe cilësia e rezervave që mendohen të shfrytëzohen ose të shfrytëzuara të ndara sipas horizonteve dhe profileve;
c) Përcaktimi i zonave të rrezikshme që lidhen me qëndrueshmërinë e shkëmbinjve:
i) Zona të rrezikshme të shkallës së parë;
ii) Zona të rrezikshme të shkallës së dytë; i
ii) Zona të rrezikshme të e shkallës së tretë.
d) Dokumentimi i pasojave në infrastrukturë dhe ndërtime, që lidhen me çarje ose shembjen e tokës nga influenca e shfrytëzimit dhe punimeve minerare;
e) Pasoja në mjedis që lidhen me ndotjen e ujërave dhe nivelin e ndotjes kimike si rezultat i shkarkimeve, përpunimit, riciklimit dhe depozitimit të mbetjeve;
f) Sasia dhe lloji i pluhurave dhe gazeve që emetohen nga karriera apo impiantet e përpunimit dhe riciklimit;
g) Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore apo që mendohen të realizohen si rrugët automobilistike për hapjen dhe shfrytëzimin e objektit, sistemime për sheshet e ndërtimit të objekteve sipërfaqësore, puse anekse, zyra, dushe e tualete, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, sallë kompresorësh, kabina elektrike, stacion pom pimi, ofiçina, depo e lëndës plasëse dhe ambiente të tjera.
5. Monitorimi i riskut të shembjes në minierat e mbyllura
a) Përcaktimi i zonave potenciale me risk për shembje dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së shfrytëzuar. Piketimi në terren;
b) Përcaktimi i zonës me shembje dhe me risk zmadhimin e tyre në perspektivë dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së shfrytëzuar. Piketimi në terren;
c) Teknikat e ndryshme të monitorimit që parashikohen të përdoren;
d) Përcaktimi i stacioneve të matjeve monitoruese dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së shfrytëzuar;
e) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve, me të cilat do të bëhet monitorimi. Zgjedhja e pajisjeve matëse dhe serive të matjeve;
f) Dokumentimi i rezultateve të matjeve në regjistrin përkatës;
g) Përcaktimi i masave parandaluese, paralajmëruese dhe parashikimi i efekteve negative në infrastrukturë, qendrat e banuara apo ambientet e tjera industriale e social-kulturore. Përcaktimi i kritereve të alarmit;
h) Përcaktimi i sinjalistikës ndaluese dhe paralajmëruese për zonat me shembje dhe/ose potenciale me risk shembjeje;
i) Informimi periodik i strukturave përgjegjëse dhe pushtetit lokal mbi rezultatet e monitorimit;
j) Përcaktimi i shpenzimeve të monitorimit dhe hartimi i preventivit të përgjithshëm të shpenzimeve;
k) Parashikimin e ndikimit të florës dhe faunës dhe në ekosistemin në përgjithësi.
6. Monitorimi i ujërave të ndryshme që rrjedhin në sipërfaqen e minierës ose karrierës, stoqet dhe sheshet e depozitimit të mbetjeve, impiantet e përpunimit dhe riciklimit, ose dalin prej saj,
a) Përcaktimi i pikave të ndryshme të rrjedhjes së ujërave dhe burimit të tyre. Dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës minerare. Piketimi në terren;
b) Teknikat e ndryshme të monitorimit që parashikohen të përdoren;
c) Përcaktimi i stacioneve të matjeve monitoruese dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së shfrytëzuar;
d) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve, me të cilat do të bëhet monitorimi;
e) Zgjedhja e pajisjeve matëse dhe serive të matjeve;
f) Dokumentimi i rezultateve të matjeve në regjistrin përkatës;
g) Përcaktimi i masave parandaluese, paralajmëruese dhe parashikimi i efekteve negative në infrastrukturë, qendrat e banuara apo ambientet e tjera industriale e social kulturore. Përcaktimi i kritereve të alarmit;
h) Përcaktimi i sinjalistikës ndaluese dhe paralajmëruese për zonat me ujëra të ndotura dhe/ose potenciale me risk ndotjeje;
i) Informimi periodik i strukturave përgjegjëse dhe pushtetit lokal mbi rezultatet e monitorimit;
j) Përcaktimi i shpenzimeve të monitorimit dhe hartimi i preventivit të përgjithshëm të shpenzimeve;
k) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve, me të cilat do të bëhet monitorimi për rastet e ngjarjeve aksidentale;
l) Parashikimin e ndikimit të florës dhe faunës dhe në ekosistemin në përgjithësi;
m) Parashikimin për nivelin e shkarkimeve në mjedis dhe ndotjen që shkakton tek ujërat sipërfaqësore e nëntokësore, të florës e të faunës;
n) Procedurat e monitorimit për raste të emergjencës për ndotjet aksidentale;
o) Për veprimtaritë minerare ku përdoren lëndë toksike dhe të rrezikshme, si: cianure, acide, substanca kimike të rrezikshme, duhet, gjithashtu, të përcaktohen:
i) Monitorimi i nivelit të koncentrimit të elementeve toksike ose të rrezikshme në depozitimet e mbetjeve minerare, apo shkarkimet prej tyre, në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin;
ii) Mënyrën e monitorimit të vazhdueshëm, sipas afateve kohore në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin.
7. Monitorimi i gazrave pluhurave të ndryshme, që dalin nga objekti minerar dhe objektet e përpunimit dhe riciklimit;
a) Përcaktimi i pikave të ndryshme të emetimit të gazeve nga miniera dhe burimet e tyre. Dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës minerare. Piketimi në terren;
b) Teknikat e ndryshme të monitorimit, që parashikohen të përdoren;
c) Përcaktimi i stacioneve të matjeve monitoruese dhe dokumentimi i tyre në hartën topografike të sipërfaqes së zonës së shfrytëzuar;
d) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve, me të cilat do të bëhet monitorimi.
e) Zgjedhja e pajisjeve matëse dhe serive të matjeve;
f) Dokumentimi i rezultateve të matjeve në regjistrin përkatës;
g) Përcaktimi i masave parandaluese, paralajmëruese dhe parashikimi i efekteve negative në infrastrukturë, qendrat e banuara apo ambientet e tjera industriale e social-kulturore. Përcaktimi i kritereve të alarmit;
h) Përcaktimi i sinjalistikës ndaluese dhe paralajmëruese për zonat me gaze të ndotura dhe/ose potenciale me risk ndotjeje;
i) Informimi periodik strukturave përgjegjëse dhe pushtetit lokal mbi rezultatet e monitorimit;
j) Përcaktimi i shpenzimeve të monitorimit dhe hartimi i preventivit të përgjithshëm të shpenzimeve;
k) Përcaktimi i llojit të numrit dhe periodave të matjeve me të cilat do të bëhet monitorimi për rastet e ngjarjeve aksidentale;
l) Parashikimin e ndikimit të florës dhe faunës dhe në ekosistemin në përgjithësi;
m) Procedurat e monitorimit për raste të emergjencës dhe aksidenteve;
n) Për veprimtaritë minerare ku përdoren lëndë toksike dhe të rrezikshme, si: cianure, acide, substanca kimike të rrezikshme, duhet, gjithashtu, të përcaktohen:
i) Monitorimi i nivelit të koncentrimit të elementeve toksike ose të rrezikshme në ajër, në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin;
ii) Mënyra e monitorimit të vazhdueshëm sipas afateve kohore në respekt të kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për mjedisin.
8. Teknologjitë e riciklimit dhe përdorimi i tokës:
a) Planifikimin e përdorimit të sipërfaqes së tokës dhe trajtimin e mbetjeve të ndryshme sterile;
b) Projektin e trajtimit të ujërave, gazeve, tymrave dhe pluhurave;
c) Parashikimin e masave parandaluese lidhur me gazrat e ndryshme që priten të dalin nga miniera për të eliminuar rastet aksidentale.
9. Hartimi i preventivit përmbledhës të shpenzimeve për të tri llojet e monitorimit.
II. PJESA GRAFIKE
1 Harta topografike e sipërfaqes me zonat me shembje dhe/ose zonat me risk potencial shembje sipas klasave 1:1000, 1:2000
2 Hartën topografike të sipërfaqes me planin e parandalimit të rrezikut dhe zonat sipas klasave 1:1000, 1:2000
3 Planimetrinë e vendosjes së stacioneve të matjes të zhvendosjes së shkëmbinjve dhe zonat me shembje 1:1000, 1:2000
4 Harta topografike e sipërfaqes me burimet e rrjedhjes së ujërave nga nëntoka ose karriera, stoqet e sterileve dhe dambat. Planimetri e sistemimit të sterileve dhe e stacioneve të ndryshme të marrjes së mostrave 1:1000, 1:2000
5 Planimetrinë vendosjes së stacioneve të matjes së gazeve, pluhurave dhe marrjes së kampioneve 1:1000, 1:2000
6 Planimetrinë e vendosjes së objekteve të përpunimit dhe e stacioneve të ndryshme të marrjes së mostrave 1:1000, 1:2000
7 Planimetrinë e vendosjes së objekteve të riciklimit dhe e stacioneve të ndryshme të marrjes së mostrave 1:1000, 1:2000
8 Prerje dhe projeksione të ndryshme shoqëruese 1:1000, 1:2000
9 Planimetrinë e përdorimit të tokës 1:1000, 1:2000
ANEKSI 3
KLASIFIKIMI I ZONAVE TË RREZIKSHME
Sipas shkallës së rrezikshmërisë aktuale të vrojtuar dhe përcaktuar në terren dhe asaj të pritshme për shkak të ndryshimit në kohë të parametrave të ndryshëm që lidhen me të, zonat e rrezikshme mund të klasifikohen:
1. Zona të rrezikshme të shkallës së parë
Konsiderohen të gjitha ato zona në sipërfaqe, ku rreziku i lëvizjes ose shembjes së tokës, është vazhdimisht i pranishëm dhe ku nuk duhet të kryhet asnjë lloj ndërtimi i çfarëdo kategorie qoftë ai, si dhe të hiqen ndërtimet ekzistuese, linjat elektrike, tubacionet e ujësjellësve, spostohen rrugët automobilistike dhe elemente të tjerë të infrastrukturës.
Në këto zona përfshihen:
– Sipërfaqet përreth grykave të puseve vertikale të minierave pavarësisht nga mënyra e mbylljes së tyre.
– Sipërfaqet mbi grykat e punimeve horizontale ose të pjerrëta me një gjatësi sipas aksit të punimit derisa mbulesa mbi punim të kalojë dhjetë herë lartësinë e tij, të përcaktuar në seksionin tërthor. Megjithatë, në rastet e ndërtimeve dhe elementeve të rëndësishme të infrastrukturës, me rreziqe kolektive të përmasave të ndryshme, përcaktimi i kufijve të kësaj zone duhet të bëhet me anë të studimeve përkatëse të specializuara, të cilat duhet të marrin në konsideratë ecurinë e procesit në dinamikën e tij.
– Sipërfaqet mbi hapësirat e mbetura të shfrytëzimit ose të punimeve të vjetra, atje ku ka qenë përdorur sistemi i shfrytëzimit me hapësira të hapura dhe në bazë të llogaritjeve, që marrin në konsideratë faktorët e ndryshëm, që shkaktojnë evoluimin e procesit të shkatërrimit të shkëmbinjve, rezulton që shembja e këtyre hapësirave do të ndikojë në dëmtimin e sipërfaqes.
2. Zona të rrezikshme të shkallës së dytë
Konsiderohen të gjitha ato zona në sipërfaqe, mbi fushat minerare ku efektet e ndikimit të shfrytëzimit janë më të lehta. Ka ulje dhe intensiteti i tyre është i vogël. Në këto zona, mbi bazën e studimeve të detajuara, lejohen ndërtime të kufizuara në madhësi dhe mbahen në vrojtim të vazhdueshëm ndërtimet e kryera. Në këto zona mund të ndërtohen elemente të ndryshëm të infrastrukturës, të cilët duhet të jenë nën vrojtim.
3. Zona të rrezikshme të shkallës së tretë
Konsiderohen ato zona, në sipërfaqe mbi fushat minerare të mbyllura, ku megjithëse pasojat e ndikimit të shfrytëzimit janë: në përfundim, të vogla ose kanë përfunduar, duhet të vazhdojnë vrojtimet dhe matjet edhe për një periudhë të shkurtër kohe, e cila do të gjykohet nga rezultatet e tyre. Në këto zona çdo ndërtim duhet të bëhet mbi bazën e studimeve gjeologo-inxhinierike dhe urbanistike të plota.